Kindle Oasis, më i madh dhe rezistent ndaj ujit

12/10/2017 5:54 PM 0 komente

Vjen Kindle Oasis i parë, rezistent ndaj ujit. Ky është versioni i azhurnuar i pajisjes së hedhur në treg në vitin 2016. Ka certifikatën IPX8 dhe mund të rezistojë në një zhytje në ujë deri në dy metra thellësi, për rreth 60 minuta.

“Lexuesit – shpjegon kompania – nuk duhet të shqetësohen ndaj spërkatjeve me ujë në plazh apo nëse pajisja bie në një vaskë”.

Pajisja ka një ekran Paperwhite më të madh, me rezolucion që zotëron të njëjtën saktësi dhe cilësi tipografike të një libri të shtypur. Falë një ekrani 7 inç, me rezolucion 300 ppi, Kindle Oasis i ri shfaq 30 për qind më shumë të fjalëve në faqe, në këtë mënyrë ju do të ktheni faqe më rrallë dhe më shpejt”.

Kindle Oasis është i disponueshëm në dy versione 8 GB (kushton 249,99 euro) dhe 32 GB (279,99 euro). Modeli 32 GB me lidhje interneti falas kushton 339,99 euro.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz