Konfindustria, duke marrë shkak nga shqëtësimet e industrisë prodhimit të materialeve të ndërtimit, i kërkon qeverisë shqiptare të rivleresojë sa më shpejt lehtësimin e kushteve të ndalimit pothuaj të plotë të lejeve zhvillimore të ndërtimit nga Këshilli Rregullimit të Territorit të Shqipërisë, sipas një njoftimi zyrtar për shtyp. Si hap i parë dhe i mënjehershem këshillohet të kryhet përcaktimi i qartë në praktikë i te gjitha rasteve kur eshtë i mundur pajisja nga pushteti vendor me leje ndërtimore për bizneset dhe qytetaret në kushtet e emergjences, rindërtimit, meremetimit, ndertimit në troje te miratuara për banesa familjare, etj.
Konfindustria vlerëson, se pafuqia institucionale për të kontrolluar shkeljet e ligjit me lejet e ndertimit nga njesitë vendore nuk mund të zgjidhet me ndalimin e plotë të një aktiviteti shumë të rëndësishëm ekonomik për vendin. Pasojat e ndalimit pothuaj te plotë të nismës private në sektorin e ndërtimit ndihen në mënyrë të drejtpërdrejtë në gjithë ekonominë kombëtare, duke rrezikuar seriozisht edhe objektivin e rritjes prej 3% të PBB të parashikuar në ligjin e buxhetit 2015. Pasojat e vendimit në fjalë për ekonominë kombëtare janë pakrahesimisht më të rënda sesa ato të moratoriumit të mjeteve lundruese nga qeverisja e djeshme, aq shumë e sulmuar nga shumica e sotme në pushtet, përfundon njoeftimi për shtyp.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.