Një ëndërr që bëhet realitet… Vjen kapaku për smartphone që bën edhe kafenë

15/05/2017 10:27 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
Mokase

Kapaku inovativ është prezantuar në kickstarter.com për të mbledhur fonde për financim

“Ky smartphone di të bëjë gjithçka, përveçse kafenë” – është një shprehje që përdoret shpesh për të ironizuar çmimin e lartë të një telefoni të sapoblerë në gjendje të bëjë “thuajse” gjithçka… Por, së shpejti, kjo gjë mund të bëhet realitet, falë kompanisë italiane të krijuar nga Clemente Biondo, me bazë në Napoli.

Kjo është një risi në botën e smartphone-ve. Kapaku quhet Mokase dhe është realizuar nga një kompani italiane. Pas zhvillimit të idesë, hapi i radhës ishte studimi i materialeve dhe zgjidhjeve teknike më të përshtatshme për krijimin e tij.

Mokase është si një makinë ekspresi në miniaturë. Procesi i përgatitjes së kafesë është shumë i thjeshtë; mjaft të fusni një pustinë kafeje në vendin përkatës në kapak, më pas shkoni tek aplikacioni në smartphone (App Store ose Play Store në Google) dhe jepni Ok. Kafeja juaj (25 ml.) do të jetë gati në pak sekonda (5-8 sekonda).

Krahasuar me një kapak klasik telefoni është më i shtrenjtë, por megjithatë telefonin mund ta mbani si zakonisht në xhep.

Krijuesi i këtij kapaku, Clemente Biondo, një sipërmarrës italian, është duke zhvilluar një fushatë në Kickstarter për të mbledhur fondet për financimin e Mokase.

Çmimi fillon nga 49 euro dhe mendohet se do të dalë në treg në shtator të këtij viti, gjithnjë nëse do të arrihen të mblidhen 75 mijë euro.

Ai thotë se kjo pajisje është krijuar “për t’i dhënë zgjidhje të thjeshta problemeve në dukje të pakapërcyeshme”.

Mokase për momentin është i disponueshëm në dy ngjyra: e bardhë dhe e zezë. Kapaku do të jetë i disponueshëm për këto modele telefonash:

iPhone (6 – 6S); Samsung (S6 – S6 Edge – S6 Edge Plus; S7 – S7 Edge; S8 – S8 Edge); Huaëei (P8; P9 – P9 Plus; P10 – P10 Plus); LG (G5)

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz