Turistët në Paris janë lajmëruar që të tregohen të kujdesshëm sepse pikërisht, tani në pikun e sezonit është regjistruar edhe numri më i lartë i vjedhjeve.
Kjo verë pritet të shënojnë edhe një prej më të ngarkuarave për sa i përket numrit të turistëve dhe që fatkeqësisht po shoqërohet edhe me incidente të ndryshme.
Vjedhjet më të mëdha ndodhin pikërisht në hollin e hoteleve, apo përpara edhe se turistët të futen në hotel, ku disa persona të cilët hiqen si staf i hotelit, u marrin atyre valixhet dhe zhduken.
Një konfirmim i tillë ka ardhur edhe nga Policia e Shtetit, e cila ka bërë paralajmërime të ndryshme në gazetën “Le Parisien”, për turistët që këtë sezon veror do të vizitojnë Parisin.
Por sipas tij, këtu nuk kemi të bëjmë thjesht me hajdutë por me një rrjet të vërtetë kriminelësh ndërkombëtarë. E njëjta problematikë është vënë re edhe në Romë, dhe besohet se këta hajdutë të jenë pjesë e të njëjtit rrjet kriminelësh.
Parisi, jo vetëm një prej qyteteve franceze, por edhe një prej qyteteve europiane me numrin më të lartë të turistëve gjatë gjithë vitit, është edhe ai që bie më lehtësisht pre e sulmeve të tilla.
Javën e kaluar, numri i policëve në vendet me numrin më të madh të turistëve, si ne Kullën e Eiffel, Muzeun e Luvrit apo në Champs Elysées u shtua me rreth 5,000 policë.