Rritet mbi 1.5 % çmimi i naftës

07/01/2019 9:05 AM 0 komente

Çmimet e naftës u rritën me mbi 1.5 për qind mëngjesin e kësaj të hëne, me shpresën se bisedimet në Pekin mund t’i japin zgjidhje luftës tregtare midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës.

Kështu, tregtuesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 98 cent ose me 1.7 për qind dhe u tregtuan me 58.04 dollarë amerikanë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 89 cent ose me 1.9 për qind dhe u tregtuan me 48.85 dollarë amerikanë për fuçi.

Gjatë javës që lamë pas Brent u rrit me 9.3 për qind, ndërsa WTI, me 5.8 për qind.

Indeksi i çmimit të arit u rrit me 0.4 për qind dhe u tregtua me 1,291.69 dollarë amerikanë për onz.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of