Jen u forcua për herë të parë në katër ditë kundrejt dollarit teksa rezervat aziatike ranë dhe tregtarët ulën parashikimet mbi preiudhën e rritjes së normave të interesit nga Rezerva Federale.
Jen u vlerësua 0.5 për qind në 106.40 për dollar në Londër pasi u zhvlerësua 1 për qind gjatë tre ditëve të mëparshme. Monedha e Japonisë fitoi 0.3 për qind në 136.43 për euro. Dollari ra 0.2 për qind në 1.2822 dollarë për euro.
Jen ka përparuar 3.7 perqind muajin e kaluar, performuesi më I mirë I 10 monedhave kryesore në treg të vlerësuara nga indekset e ponderuara të Bloomberg teksa shenjat se rritja botërore po ngadalësohet forcuan kërkesën për active më të sigurta. Dollari dhe euro u rritën 0.9 perqind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.