Systems Robotic Lab krijon robotin që ju mëson të kërceni

01/08/2017 3:50 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
Roboti qe te meson te kersesh 791

Systems Robotic Lab ka krijuar një robot me dy krahë, një trup të lëvizshëm dhe tre rrota që di të kërcejë dhe ndihmon njerëzit të mësojnë koreografi të reja

Ju pëlqen të kërceni, veçanërisht ritmet latino-amerikane, por nuk arrini të gjeni asnjëherë partnerin e duhur për t’u ushtruar? Tani, falë Systems Robotic Lab, ju mund të kërceni në një pistë vallëzimi me një robot në krah. Dhe nëse e shihni është më pak i ngurtë se sa disa njerëz.

Roboti balerin ka një sistem me krahë metalike të lëvizshme që lëvizin falë tre rrotave të vogla. Ka një “bust” që lëviz lart dhe poshtë për të simuluar lëvizjen e trupit të njeriut gjatë kërcimit. Roboti është 1,8 metra i gjatë, ka dy krahë që lëvizin në bazë të hapave të kërcimit. Për ta bërë më njerëzor këtë instruktor mekanik kërcimi, projektuesit e Systems Robotic Lab kanë menduar të veshin pjesën e sipërme të robotit me silikon, krahët dhe trupin, dhe pastaj kanë krijuar një fytyrë me sy ekspresivë.

Roboti është prezantuar me rastin e mbajtjes së Konferencës Ndërkombëtare të Robotikës dhe Automatizimit në Singapor gjatë datave 29 maj deri më 3 qershor.

Si funksionon

Në një artikull të publikuar në shkurt të këtij viti, ideuesi dhe studiuesi i këtij projekti Diego Felipe Paez Granados së bashku me kolegët e tij nga Japonia, Breno Yamamoto, Hiroko Kamide, Jun Kinugaëa e Kazuhiro Kosuge kanë shpjeguar mënyrën se si vepron ky robot.

Siç e thamë, roboti përveçse mund të jetë një partner në kërcim edhe për balerinët profesionistë, mund të ndihmojë në hapat e parë edhe personat me më pak përvojë. Të mësosh nga një robot është shumë më e thjeshtë se sa nga një instruktor. Ky mekanizëm është ndërtuar në mënyrë të tillë që të mund të lëvizë në të gjitha drejtimet, duke e drejtuar balerinin në sajë të krahëve robotikë.

Ndër të tjera, roboti vlerëson progresin tuaj. Falë sensorëve, roboti regjistron gjithë hapat e nxënësve dhe më pas i krahason ata me një databazë, e realizuar nga balerinë profesionistë. Kur përmirësohemi, roboti ju mëson hapa të rinj, gjithnjë e më të ndërlikuar. Gjatë fazës së testimit në gjashtë balerinë fillestarë, pesë prej tyre kanë mësuar në mënyrë të shkëlqyer gjithë koreografitë e pranishme në databazën e robotit.

Roboti balerin nuk është romantik dhe i zjarrtë si një instruktor kubanez, por të paktën është efikas. Në këtë mënyrë ju do të shmangni skenat e xhelozisë nga ana e bashkëshortit apo së fejuarës.

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz