Qytetet e mëdha nuk janë domosdoshmërisht të pasigurta. Në të vërtetë, disa prej qyteteve më të sigurta në botë, janë qendra urbane që kanë nivele të ulëta kriminaliteti dhe nivele të larta sigurie.
Indeksi i Qyteteve të Sigurta të The Economist 2017, i sponsorizuar nga NEC, ka klasifikuar 60 qytete në bazë të faktorëve të sigurisë personale, sigurisë dixhitale, sigurisë shëndetësore dhe sigurisë së infrastrukturës.
Siguria personale merr parasysh kriminalitetin urban, terrorizmin dhe forma të tjera të dhunës. Siguria dixhitale mat kërcënimet si për shembull sulmet informatike. Siguria shëndetësore ka të bëjë me aksesin në kujdesin shëndetësor, spitalet dhe shërbimet e emergjencës. Siguria në infrastrukturë ka të bëjë me ndërtesat, rrugët dhe urat e sigurta të një qyteti. The Economist ka analizuar 45 tregues për çdo aspekt sigurie, për të arritur në një vlerësim 100 pikë. Qytetet më të sigurta kanë marrë pikët më të larta.
Megjithatë, The Economist ka zbuluar se në zonat urbane janë në rritje rreziqet që shkaktohen nga njeriu, për shembull kërcënimet informatike dhe terrorizmi.
Në klasifikimin e 11 vendeve më të sigurta nuk bën pjesë asnjë vend i Shteteve të Bashkuara të Amerikës – vetëm San Francisko i është afruar duke u renditur i 15-i.
Nga ana tjetër, Japonia dhe Australia përfaqësohen me dy qytete në TOP 11.
Më poshtë është renditja e 11 qyteteve më të sigurta në botë.
11. Frankfurt, Gjermani
Rezultati i përgjithshëm: 84.86
Klasifikimi i sigurisë personale: 11
Klasifikimi i sigurisë dixhitale: 16
Klasifikimi i sigurisë shëndetësore: 3
Klasifikimi i sigurisë së infrastrukturës: 23
10. Zyrih, Zvicër
Rezultati i përgjithshëm: 85.2
Klasifikimi i sigurisë personale: 20
Klasifikimi i sigurisë dixhitale: 19
Klasifikimi i sigurisë shëndetësore: 4
Klasifikimi i sigurisë së infrastrukturës: 10
8. Stokholm, Suedi
Rezultati i përgjithshëm: 86.72
Klasifikimi i sigurisë personale: 9
Klasifikimi i sigurisë dixhitale: 13
Klasifikimi i sigurisë shëndetësore: 10
Klasifikimi i sigurisë së infrastrukturës: 4
7. Sydnei, Australi
Rezultati i përgjithshëm: 86.74
Klasifikimi i sigurisë personale: 12
Klasifikimi i sigurisë dixhitale: 12
Klasifikimi i sigurisë shëndetësore: 6
Klasifikimi i sigurisë së infrastrukturës: 9
6. Amsterdam, Holandë
Rezultati i përgjithshëm: 87.26
Klasifikimi i sigurisë personale: 10
Klasifikimi i sigurisë dixhitale: 4
Klasifikimi i sigurisë shëndetësore: 12
Klasifikimi i sigurisë së infrastrukturës: 6
5. Melburn, Australi
Rezultati i përgjithshëm: 87.3
Klasifikimi i sigurisë personale: 8
Klasifikimi i sigurisë dixhitale: 11
Klasifikimi i sigurisë shëndetësore: 9
Klasifikimi i sigurisë së infrastrukturës: 7
4. Toronto, Kanada
Rezultati i përgjithshëm: 87.36
Klasifikimi i sigurisë personale: 5
Klasifikimi i sigurisë dixhitale: 6
Klasifikimi i sigurisë shëndetësore: 11
Klasifikimi i sigurisë së infrastrukturës: 14
3. Osaka, Japoni
Rezultati i përgjithshëm: 88.87
Klasifikimi i sigurisë personale: 3
Klasifikimi i sigurisë dixhitale: 14
Klasifikimi i sigurisë shëndetësore: 1
Klasifikimi i sigurisë së infrastrukturës: 11
2. Singapori
Rezultati i përgjithshëm: 89.64
Klasifikimi i sigurisë personale: 1
Klasifikimi i sigurisë dixhitale: 2
Klasifikimi i sigurisë shëndetësore: 13
Klasifikimi i sigurisë së infrastrukturës: 1
1. Tokio, Japoni
Rezultati i përgjithshëm: 89.8
Klasifikimi i sigurisë personale: 4
Klasifikimi i sigurisë dixhitale: 1
Klasifikimi i sigurisë shëndetësore: 2
Klasifikimi i sigurisë së infrastrukturës: 12
RENDITJA E PLOTË E 60 QYTETEVE