Monedhat dhe aksionet në të gjithë tregjet në zhvillim performuan me rritjen e tyre më të madhe në gjashtë javë pasi Rezerva Federale sinjalizoi se do të rrisë gradualisht normat e interesit, duke nxitur optimizmin për ‘zbutje’ në ‘rrjedhjet’ nga aktivet më të rrezikshme.
Treguesi që vlerëson 20 normat e këmbimit në vendet në zhvillim u rrit 0.8 për qind në pesë-ditë deri të premten, duke avancuar nga pragu i një niveli të ulët rekord. Indeksi MSCI Emerging Markets iu afrua mesatares 100-ditore pas rritjes 2.7 për qind gjatë javës.
Në mesin e monedhave, real i Brazilit ra 28 perqind në 2015 kundrejt dollarit, duke pasuar rëniet prej të paktën 17 përqind për homologët në Afrikën e jugut, Turqi, Malajzi dhe Kolumbi. Këtë javë, monedha braziliane kërceu 3.8 perqind
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.