Ashtu si vitin e kaluar, edhe në 2018-n, 90% e njësive akomoduese janë prenotuar që tani. Europa Qendrore vijon të jetë e para në listë nga turistët e huaj, ku ukrainasit “mbretërojnë” për numër rezervimesh për vitin 2018. Por, Kujdes! Ekziston rreziku që, në rast se vështirësitë nuk kalohen, brenda dy viteve, edhe europianolindorët, nuk do të duan të kthehen më këtu.
2017 është konsideruar viti më i mirë për turizmin nga të gjithë aktorët e tregut. Edhe 2018 pritet po ashtu një trend pozitiv, edhe me rritje të lehta, për të cilin 90% e njësive akomoduese janë prenotuar që tani. Europa Qendrore vijon të jetë e para në listë nga turistët e huaj, ku ukrainasit “mbretërojnë” për numër rezervimesh për vitin 2018. Nga ana tjetër, edhe hapja e një dege homologe e agjencisë italiane “Alpitour” pritet të sjellë më shumë italianë këtë vit, kryesisht në jug.
Aktorët e tregut nënvizojnë se ulja e taksës së turizmit në 6% e ka lehtësuar frymën e disa prej njësive akomoduese. Përfundimi i klasifikimit të tyre do të sillte një tjetër anë pozitive për sektorin, si dhe do të ulte informalitetin.
Por, vendit i mungojnë kapacitetet akomoduese. Edhe për vitin 2018, kërkesa është më e lartë se sa oferta e vendit. Ekspertët flasin për një nevojë në rritje për përmirësim të sektorit dhe standardizim, kundrejt kërkesave, gjë që do ta bënte turizmin e qëndrueshëm dhe më të zgjatur gjatë vitit. Kujdes! Ekziston rreziku që, në rast se vështirësitë nuk kalohen, brenda dy viteve, edhe europianolindorët, nuk do të duan të kthehen më këtu.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.