Televizioni Vizion Plus ka bërë të ditur tarifat e publicitetit për programet televizive të sezonit të ri shtator-dhjetor 2012. Shfaqja e re Al Pazar, e drejtuar nga humoristi i njohur Agron Llakaj, që braktisi “Milionerin” e Tv Klan, është programi më i shtrenjtë i Vizion Plus, ku një ndërprerje në mes të programit, sipas tarifave zyrtare do të kushtojë 6,600 lekë për sekondë (198 mijë lekë një spot 30 sekonda). Al Pazar është një variete që do të transmetohet ditën e shtunë. Edhe shfaqja tjetër humoristike, që do të transmetohet të dielën në Vizion Plus, Aparlamenti 2XL ka të njëjtat tarifa zyrtare si Al Pazar prej 6600 lekë/sec, pa ndryshime nga sezoni i kaluar.
Në nivele të ngjashme çmimesh është dhe talk show i Adi Krastës, me 6500 lekë për sekondë.
Më pas vjen programi reality “Nga e Para”, ku një spot në mes të programit do të kushtojë 5200 lekë.
Për programet e tjera tarifat luhaten mesatarisht nga 1000-2600 lekë për sekondë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Nga buka te makaronat, orizi, vaji i lulediellit, birrat, preparatet larëse deri te baret dhe restorantet, si shfaqet ecuria e konsumit? Sa arriti ta kompensojë ardhja e turistëve të huaj, konsumin e të larguarve në emigracion? Dorina Azo Ardhja e 10 milionë turistëve vitin…
Vitin e kaluar, Shqipërinë e vizituan rreth 10,2 milionë shtetas të huaj sipas të dhënave të INSTAT, në rritje me 35% krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë vlerësohet se turistët e huaj shpenzuan gjithsej…
Falë motit të ngrohtë, por edhe shtimit të fushatave publicitare nga blogerët e huaj, turizmi në Shqipëri është zgjatur përtej sezonit tradicional. Vjet në muajt tetor-nëntor hynë rreth 500 mijë shtetas të huaj, veçanërisht në muajin tetor, hyrjet e turistëve të huaj pothuajse u dyfishuan.…
Birrat e importit vijojnë të zgjerojnë terren në tregun shqiptar. Në periudhën janar-mars, birra e importit zuri 59% të tregut bazuar në të dhënat e prodhimit dhe importit. Sasia e importuar në muajt janar-mars sipas të dhënave të Doganave, u rrit me 30%. Ndërsa sasia…
Edhe pse rënia e çmimeve të produkteve të bulmetit ka përmirësuar kërkesën për blerje nga konsumatorët në raport me vitin e kaluar, sipas përfaqësuesve të fabrikave të përpunimit të qumështit, konsumi vijon të mbetet larg niveleve para krizës së çmimeve në 2022. Luis Ndreka, përfaqësues…
Kur raketat e Iranit fluturuan drejt Izraelit të shtunën më 13 prill, tregjet e naftës ishin të mbyllura. Kur u hapën të hënën, përgjigjja e tyre ishte thjesht një “ngritje supesh”. Nafta e papërpunuar Brent, një pikë referimi globale, ra nën 90 dollarë për fuçi.…
Një sërë shtetesh të pasura, duke përfshirë Amerikën, Britaninë dhe Francën, janë kundër logjikës fiskale të pamëshirshme - shkruan The Economist Një dekadë më parë, ministritë e financave u mbërthyen nga ethet e masave shtrënguese. Qeveritë po bënin gjithçka që mundeshin për të ulur…
Në Shqipëri, 1 Maji, që teorikisht përkujton protestat e punëtorëve në shekullin XIX, për të kërkuar të drejtën e punës 8-orëshe, e ka humbur me kohë simbolikën e…
Kuzhina tradicionale shqiptare ka fituar terren, falë një kërkese në rritje të turistëve për të shijuar receta origjinale. Përvoja e shijimit të kuzhinës lokale është një mënyrë e mirë për turistët të njihen me kulturën dhe traditat e vendit. Nëpërmjet ushqimit, ata mund të kuptojnë…
Pas shumë vitesh, që Kina ka qenë partneri kryesor tregtar i Gjermanisë, SHBA duket sikur po zënë vendin e parë, ndërsa viti përparon. Eksportet dhe importet…
Përgjatë bregut të Athinës, një kompleks i madh shtëpish, hotelesh, marinash dhe më shumë, po merr formë. Në vijën bregdetare jugore të kryeqytetit të Greqisë, një…
Banka e Anglisë (Bank of England, BoE), njoftoi normat e pandryshuara, gjerësisht të pritshme, pasi tha se politika monetare kufizuese po zbut inflacionin, por paralajmëroi se…
Ndërkohë, shitjet brenda vendit u tkurrën Eksportet e makinave në Kinë arritën një rekord të lartë në prill, tregojnë të dhënat të premten, ndërsa shitjet…
Në kontekstin e zgjerimit të fundit të Inteligjencës Artificiale, iu referuam të dhënave të Quid (nëpërmjet Stanford’s 2024 AI Index Report) për të nxjerrë në pah…
Sipas një studimi të fundit të European Sponsorship Association (ESA) në bashkëpunim me Nielsen Sports, tregu europian i sponsorizimeve u rrit në 30.9 miliardë euro, duke…