Orët që i kanë paraprirë mesnatës së 1 janarit 2018 janë përjetuar disi me ankth të veçantë nga përdoruesit. Kjo pasi serveri i WhatsApp, aplikacioni i mesazheve të menjëhershme, nuk ka funksionuar për një orë, nga ora 20:00 – 21:00. Megjithatë, problemi nuk i ka penguar përdoruesit ta përdorin aplikacionin e mesazheve gjatë mbrëmjes së Vitit të Ri.
Nga WhatsApp bëjnë të ditur se janë shkëmbyer më shumë se 75 miliardë mesazhe urimesh. Ky është një rekord i ri për aplikacionin e mesazheve të menjëhershme. Rekordi i mëparshëm është regjistruar po ashtu në mbrëmjen e fundvitit (në vitin 2017, janë shkëmbyer 63 miliardë mesazhe).
Ndër 75 miliardë mesazhet e dërguara nga përdoruesit në natën midis 31 dhjetorit dhe 1 janarit, janë edhe shumë imazhe dhe video. Sipas të dhënave nga stafi i WhatsApp, janë dërguar 13 miliardë imazhe, dhe 5 miliardë video urimesh. Këto janë shifra të jashtëzakonshme, që tregojnë se WhatsApp vijon të jetë aplikacioni i mesazheve më i përdorur nga përdoruesit dhe funksionet e reja që zhvillohen nga programuesit nuk bëjnë gjë tjetër veçse përmirësojnë shërbimin.
2018 parashikohet të jetë një vit shumë i rëndësishëm për aplikacionin: në ditët e para të janarit do të bëhet një përditësim i ri i versionit beta të Android, që do t’ju japë mundësinë të regjistroni shënime të shkurtra video. Nëse funksioni do të vlerësohet nga përdoruesit (dhe gjasat janë që ai të jetë mjaft i pëlqyeshëm), do të debutojë edhe në versionin zyrtar të aplikacionit.