Treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI iu drejtua rënies së tretë javore këtë muaj si pasojë e spekulimeve se rritja e rezervave të benzinës në SHBA sinjalizon reduktim të kekrkesës në konsumatorin më të madh të naftës në botë. Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropane, Brent ishte I qëndrueshëm në Londër.
WTI për dorëzimet e shtatorit ishte në 102.09 dollarë për fuci në bursën e Neë York ku u rrit 2 cent. Kontrata ra1.05 në102.07 dollarë dje, shifra më e ulët që nga 16 korriku.Vëllimi I të gjitha kontratave të së ardhmes të tregtuara ishte rreth të njëjtës vlerë me mesataren 100 diotre. Cmimet kanë humbur 1 përqind këtë javë.
Brent për dorëzimet e shtatorit ishte 26 cent më lartë në 107.33 dollarë për fuci në tregtimet e Londrës. Diferenca e Brent ndaj WTI ishte në një prim prej 5.18 dollarë krahasuar me 5.29 dollarë në fund të javës së kaluar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.