Dizajnet e ndërtesave për zyra, muzeve, aeroporteve, stacioneve të trenave dhe shtëpive nuk mund të përbëjnë gjithmonë revolucion.
Në fakt, pjesa më e madhe e dizajneve arkitekturore janë më se të zakonshme, por ka edhe nga ata të cilët kanë vënë gurët e themelit në ndryshimin e botës arkitekturore.
Këtu mund të përmendim për shembull Parkun Apple të firmës arkitekturore Foster + Partners, e cila nga çatia e saj me panele diellore tek aftësia e saj për të mbajtur temperaturën e brendshme nga 20-25 °C, ka revolucioranizuar mënyrën në të cilën zyrat e kësaj kompanie po dizenjohen.
Ose mund të përmendim CopenHill, projektin e filluar në vitin 2013 nga Grupi Bjarke Ingels, i cili ripërcaktoi nocionin se arkitektura ekologjike mund të jetë në përputhje të plotë me një cilësi shumë të lartë të dizajnit. Struktura e kësaj ndërtese që ndodhet në Kopenhagën të Danimarkës djeg mbeturinat, duke prodhuar energji të pastër, e cila furnizon me energji rreth 60,000 shtëpi në vit.
Njihuni më poshtë me listën e plotë të 13 ndërtesave, të cilat kanë ndryshuar botën e arkitekturës tradicionale:
Fondacioni Louis Vuitton (2014) nga Frank Gehry (Paris)
Kulla “Shangai” (2015) nga Gensler (Shangai)
Parku 432 Avenue (2015) nga Rafael Viñoly (Nju Jork)
The Broad (2015) nga Diller Scofidio + Renfro në bashkëpunim me Gensler (Los Anxhelos)
The Oculus (2016) nga Santiago Calatrava (Nju Jork)
Pallati i Kulturës Hamburg (2017) nga Herzog & de Meuron (Hamburg)
Parku Apple (2017) nga Foster + Partners (Cupertino, Kaliforni)
Louvre Abu Dhabi (2017) nga Jean Nouvel (Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara Arabe)
CopenHill (2017) nga Bjarke Ingels Group (Kopenhagën)
Përkujtimorja Kombëtare për Paqe dhe Drejtësi (2018) nga Grupi MASS Design në bashkëpunim me Nismën për Drejtësi (Montgomeri, Alabama)
Shkolla Fass dhe Rezidenca e Mësuesve (2019) nga Toshiko Mori (Fass, Senegal)
Muzue Kombëtar i Katarit (2019) nga Jean Nouvel (Doha, Katar)
Ndërtesa e vitit (2019) nga Diller Scofidio + Renfro and David Rockwell (Nju Jork)