Aksionet aziatike u rritën, pasi treguesi rajonal njoftoi rënien më të madhe mujore që nga shtatori, teksa aksionet e energjisë dhe lëndëve udhëhoqën fitimet.
Indeksi MSCI Asia Pacific u rrit 0.1 për qind në 146.38 në Tokio. Treguesi ra 3.4 për qind në muajin qershor, duke e lënë atë me pak ndryshime për tremujorin, teksa ranë kapitalet kineze në Hong Kong. Tregu i aksioneve të qytetit është mbyllur të mërkurën për një pushim.
Indeksi Topix i Japonisë shtoi 0.3 për qind, pasi njoftoi fitimin e pestë tremujor radhazi. Indeksi Kospi fitoi 0.1 perqind në Seul, ndërsa NZX 50 Index i Zelandës së Re u rrit 0.5 perqind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.