Çmimet e naftës shënuan rritje edhe mëngjesin e kësaj të marte, njëkohësisht edhe rritja e tyre për të katërtën ditë rradhazi.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 31 cent ose me 0.5 për qind dh eu tregtuan me 62.90 dollarë amerikanë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 32 cent ose me 0.6 për qind, duke u tregtuar me 58.17 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit ra me 0.6 për qind dhe u tregtua me 1,489.96 dollarë amerikanë për onz.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.