Dizajneri korean, Jinsu Park, ka krijuar një stilolaps interesant që mund të shkruajë në ngjyrën që ju dëshironi. Color Picker është një stilolaps që mund të skanojë çdo ngjyrë nga objektet rreth nesh dhe mund të përdoret menjëherë për të shkruar në po atë ngjyrë. Së pari afrojmë stilolapsin pranë objektit në ngjyrën e dëshiruar dhe shtypim butonin Scan. Sensorët e stilolapsit skanojnë ngjyrën e objektit dhe ngjyra që dëshirojmë shfaqet në sipërfaqen e stilolapsit që tregoi ngjyrën në të cilën do të shkruajmë.