Dollari amerikan humbi pikë mëngjesin e kësaj të enjteje kundrejt jenit. Ai ra me 0.3 për qind dhe u këmbye me 105.91 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rendëishëm të grupit ishte në nivele të qendrueshme në 98.190. DXY.
Dollari i Zelandës së Re ra me 0.3 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.6318 NZD për USD, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët që prej shtatortit 2015.
Paundi britanik u këmbye me 1.2202 dollarë amerikanë.
Yuan-i kinez humbi pikë kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 7.1663 yuan për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.