Dollari amerikan avancoi me 0.85 për qind kundrejt jenit mëngjesin e kësaj të premteje dhe u këmbye me 111.80 dollarë amerikanë për jen, njëkohëssiht edhe niveli i tij më i lartë që prej 15 marsit.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit ishte në nivelin 97.289 . DXY.
Monedha e përbashkët, euro, avancoi me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.1225 euro për dollarë amerikanë.
Paundi britanik ishte në nivele të qëndrueshme kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.3076 paund britanik për dollarë amerikanë.
Dollari australian avancoi kundrejt dollarit amerikan mëngjesin e kësaj të premteje dhe u këmbye me 0.7121 dollarë australianë për dollarë amerikanë. Gjatë kësaj jave dollari australian ka shënuar nëj rritje prej 0.3 për qind.
Rupi Indian humbi 0.05 për qind kundrejt dollarit amerikan mëngjesin e ditës së sotme.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.