Dollari amerikan avancoi mëngjesin e kësaj të premteje kundrejt jenit dhe u këmbye me 108.56 dollarë amerikanë për jen, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë në këto dy javët e fundit.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit ishte në nivelin e ulët prej 97.599 . DXY.
Monedha e përbashkët, euro, ishte në nivele të qendrushme kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.1123 euro për dollarë amerikanë.
Paundi britanik avancoi mëngjesin e ditës së sotme kundrejt dollarit amerikan, duke shënuar kështu nivelin e tij më të lartë të këtyre pesë muajve të fundit. Paundit britanik u këmbye me 1.2853 dollarë amerikanë.
Yuan-i kinez u këmbye me 7.0779 yuan për dollarë amerikanë.
Dollari amerikan u këmbye me 0.9873 franga zviceriane, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët që prej 25 shtatorit të këtij viti.
Lira turke u forcua kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 5.8180 lira turke për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.