Nëse fjalët e fundit dalin të jenë të sakta, atëherë Galaxy Note 4 do të sjellë ekranin në formatin QHD.
Sipas GSMArena thuhet se disa nga karakteristikat kryesore të telefonit më të ri të Samsung tashmë janë parë në një dokument të kompanisë.
Mes të tjerash do të jetë edhe ekrani me diagonalen 5.7 inç, me 1440p dhe densitet 515 PPI. Sipas dokumentit të cilin e citon GSMArena, Note 4 është koduar me emrin “Muscat” dhe njihet si Project T brenda Samsung.
Përveç të tjerash, Galaxy Note 4 thuhet se do të ketë edhe ekranin YOUM në tri anë.
Ekranet e bazuara në YOUM thuhet se lejojnë leximin e njoftimeve edhe nga anë të ndryshme të shikimit.
Edhe pse ende nuk dihet asgjë lidhur me datën e lançimit zyrtar, besohet se data e prezantimit të Galaxy Note 4 do të jetë në shtatorin e këtij viti, në Panairin IFA.