Pasi bisedimet rreth krizës në Ukrainë prodhuan marrëveshjen që synon ‘zbutjen’ e konfliktit, zyrtarët amerikanë dhe aleatët e tyre evropianë paralajmëruan se Rusia duhet të ndihmojë në gjenerimin e rezultateve pozitive në ditët ne vijim ose në të kundërt do të përballet me sanksione të reja.
‘Nëse ne nuk do të jemi në gjendje të vëmë re progress si rezultat i përpjekjeve të menjëhershme, të mund të zbatojmë parimet e kësaj marrëveshjeje këtë fundjavë, atëherë nuk do të na mbetet asnjë zgjidhje, përvec se të imponojmë kosto të tjera mbi Rusinë,’ deklaroi dje Sekretarja amerikane e Shtetit John Kerry në një konferencë për shtyp në Gjenevë pas gjashtë orë bisedimesh me homologët e saj ruse, ukrainas dhe të Bashkimit Evropian.
Deklarata e Gjenevës i bëri thirrje të gjitha grupeve ilegale të armatosura në Ukrainë të çarmatosen, ndërtesat e konfiskuara ti kthehen pronarëve të tyre dhe të lirohen vendet e ‘pushtuara’ publike.
Marrëveshja referoi gjithashtu se protestuesit do të jenë subjekt i një amnistie, një mision nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë do të ndihmojë në mbikqyrjen e masës, dhe një proces i ri kushtetues do të synojë të krijojë dhe mundësojë ‘një dialog të gjerë kombëtar.’