Dëshironi të zhyteni jo vetëm aty ku uji është më i kaltër, por edhe aty ku fjalë për fjalë imiton qiellin?
Në botë ekziston një plazh në botë që, në pamje të parë, duket si gjithë të tjerët (edhe pse i bukur), por me një veçori të jashtëzakonshme: “rëra” e tij përbëhet nga miliona yje.
Plazhi përbëhet nga yje e vegjël, me ngjyra që variojnë nga e bardha në rozë, ndonjëherë edhe në të verdhë dhe okër.
Ai quhet Hoshizuna-no-Hama, që fjalë për fjalë do të thotë rërë me formën e yjeve. Ndodhet në Irimote, ishulli i dytë më i madh i arkipelagut Okinawa. Arkipelagu në Japoni tërheq mijëra turistë çdo vit, të etur për të zbuluar plazhet e ishujve të saj.
Megjithatë jo të gjithë shkojnë në Irimote, i cili është një vend vërtet magjepsës dhe ata nuk e kanë idenë e ekzistencës së Hoshizuna-no-Hama, që, përkundrazi, nuk duhet lënë kurrsesi pa vizituar.
Në majën veriore të arkipelagut, mund të shikoni perëndime dielli spektakolare dhe të laheni në ujëra të pastër kristal, ndërsa zbuloni peizazhe të vogla turistike dhe ende të paprekura. Dhe pastaj janë yjet, sigurisht.
Çfarë janë yjet në plazhin e Hoshizuna-no-Hama?
Yjet në Hoshizuna-no-Hama mbulojnë gjithë plazhin. Rrjetet sociale u dhanë atyre famë. Udhëtarët që vizitonin Okinawa-n vunë re, duke mbledhur “rërën”, këto kokrra në formë ylli.
Ekspertët dhe biologët detarë shpjegojnë se në të vërtetë, këto yje të vogla nuk janë gjë tjetër veçse ekzoskelete protistësh, ose organizma që nuk mund të klasifikohen as si kafshë, as si bimë, të quajtur Baculogypsina Sphaerulata.
Këta organizma të veçantë, me madhësi vetëm 1 milimetër, kanë ekzoskelet, një lloj korace të jashtme me pesë pika që i japin formën e një ylli, e cila u lejon atyre të ndjekin rrymat dhe të lëvizin.
Në përgjithësi, ata jetojnë në shtratin e detit të plazhit, të fshehura mes algave, por gjithsesi u duhet të “lëvizin” për t’u shumuar. Kur vdesin, ekzoskeleti i tyre mbetet bosh dhe lëviz edhe më lehtë, duke u zhvendosur drejt plazheve.
Hoshizuna-no-Hama, një histori yjesh dhe tajfunesh
Por nuk është vetëm lëvizja e rrymave që mbush plazhin e Hoshizuna-no-Hama me yje të vogla dhe të bukura. Pjesën më të madhe “të punës” e bën sezoni i tajfuneve. Arkipelagu i Okinawa preket nga këto fenomene natyrore dhe meteorologjike nga qershori në nëntor, me kulmin që arrin mes gushtit dhe tetorit.
Edhe pse nuk është koha më e përshtatshme për të shkuar në plazh, pikërisht pas tajfuneve Hoshizuna-no-Hama pasurohet edhe më shumë me yje.
Nëse ndonjëherë do të shkoni në Hoshizuna-no-Hama mos harroni të fotografoni yjet, por kujdes, mos plaçkisni kurrë një mjedis natyror!
/ Si Viaggia.it