Jeni japonez shënoi rënie mëngjesin e sotëm, pasi Banka Qendrore e Japonisë nuk bëri asnjë ndryshim në politikën e saj.
Jeni humbi 0.6 për qind kundrejt dollarit amerikan, ku ky i fundit u këmbye me 117.89 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit që e krahason atë me gjashtë prej monedhave më të rëndësishme të grupit, u rrit me 0.2 për qind, duke shkuar në nivelin 103.37 .DXY.
Monedha e gjelbër është rritur me 12 për qind që prej fitores së Trumpit si president i SHBA-së.
Monedha euro, e cila ra me 0.5 për qind një ditë më parë dhe u këmbye me 1.0401 euro për dollarë, e thelloi më tej humbjen e saj, duke rënë sot me 0.15 për qind dhe duke u këmbyer me 1.03855 euro për dollarë.
Kjo rënie e euros erdhi edhe si pasojë e presionit të shkaktuar nga atentati i ambasadorit, Andrei Karlov rus në Glaerinë e Arteve, në Ankara të Turqisë.
Lira turke e rimori veten duke u rritur me 0.3 për qind dhe duke u këmbyer me 3.5196 lira për dollarë amerikanë, duke lënë pas rënien e saj prej 0.7 për qind të një dite më parë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.