Klima e biznesit, Reinke: Ka perceptim negativ, duhet përmirësuar administrimi tatimor

25/05/2016 2:24 PM 0 komente

Në një intervistë për televizonin Ora News dhënë gazetares Aurora Sulçe, përfaqësuesi i FMN-së, Jens Reinke ka folur për takimin e një dite më parë me kryeministrit Ei Rama dhe batutën e këtij të fundit. Reinke shprehet se ka perceptime negative nga biznesi, edhe pse ekonomia po performon mirë.
Sipas tij, duhet përmirësuar administrimi tatimor që është edhe takimi i parë i biznesit me qeverinë, ndërsa duhet miratuar reforma në drejtësi dhe përmirësuar më tej klima e biznesit, si kusht që të vijnë investitorë të huaj që ende hezitojnë
Intervista e plotë

Dje ishit në një takim me kryeministrin Rama për klimën e investimeve. Pati edhe një batutë prej tij në adresën tuaj, pse e tundni kokën Jens teksa një nga investitoret që shprehte shqetesim. Keni pakenaqesi per klimen e biznesit ne vend dhe si do ta vleresonit gjendjen e investitoreve?

Jens Reinke: Duke folur për eventin e djeshëm fillova duke vlerësuar performancën makro ekonomike dhe veçanërisht performancën nën programin e FMN dhe kjo u reflektua gjithashtu në përmirësimin e rankingut për kreditimin që Shqipëria ka marrë që tregon të gjitha këto arritje. Por gjithashtu fola edhe për mospërputhje mes perceptimit të sektorit privat që vazhdon të ketë një vështrim pesimist. Ka disa fusha ku progresi i mëtejshëm duhet bërë. Një prej tyre është reforma në sistemin e drejtësisë për të cilën të gjithë flasin dhe të gjithë janë në favor që ajo të kryhet. Tjetra është në fushën e administrimit të taksave. Këtu nuk jam duke folur për fushën e grumbullimit të të ardhurave për të cilën ne kemi dhënë shumë asistencë teknike ku po shohim edhe përmirësime dhe duket se është marrë kthesa në këtë drejtim. Por po flasim që administrata tatimore është takimi i parë ose ndërveprimi i parë që biznesi ka me qeverinë dhe këtu ka shqetësime.

Unë inkurajoj administratën tatimore dhe qeverinë që të vazhdojnë reformat për të fituar besimin, në mënyrë që veprimet e tyre të jenë të parashikueshme dhe të drejta. Më lejoni të shtoj se askujt nuk i pëlqen që të paguajë taksa, por nëse procedurat janë të perceptuara sipas të drejtave të barabarta për të gjithë atëhere administrata tatimore do të shikohet me respekt dhe me besim. Pikërisht për këto reforma unë po flisja. Kryeministri vuri në dukje planin që ekziston në këtë drejtim, të cilin ne e mbështesim. Ai vuri në dukje modulin e riskut, për të cilin ne kemi dhënë shumë asistencë dhe është hartuar nga ekspertët tanë dhe ne inkurajojmë që ata të vazhdojnë reformën në këtë drejtim.

Sa e rendesishme eshte reforma ne drejtesi per Shqiperine dhe nese nuk miratohet brenda qershorit, sic jane edhe pritshmerite, do tekete pasoja per vendin, edhe ekonomike, qe mund te reflektohen me largim investitoretsh, qofte edhe atyre potenciale, qe jane aktulaisht duke studiuar tregun shqiptar?
Jens Reinke: Mendoj se reforma ne drejtesi eshte nje reforme kyce per Shqiperine dhe popullin shqiptar, pasi eshte nje moment ku ata duhet te zgjedhin rrugen drejt anetaresimit ne Bashkimin Europian. Por sigurisht eshte nje reforme me e gjere se thjesht me impakt ekonomik. Dobesite ne zbatimin e ligjit jane veshtiresi per zhvillimin e metejshem te ekonomise, pasi ka invetsitore qe mund te hezitojne per t’u anagzhuar dhe per te investuar ne Shqiperi per shkak te ketyre dobesive, si psh dobesite ne zbatimin e kontratave, per titujt e pronesise apo dhe thjesht per te mbrojtur te drejtat e tyre kundrejt partnereve ne biznes apo kundrejt agjenteve qeveritare. Ne rast se reforma nuk do te miratohej, atehere kjo do te ishte nje sinjal negativ per investitoret aktuale apo per investitoret potenciale qe mund te mendojne per te investuar ne Shqiperi. Keshtu qe mendoj se keto do te kishin nje ndikim te ndjeshem ne nivelin e investimeve. Por sigurisht nuk mund te spekulloje se cfare mund te vendosin investitoret individuale. Por nuk duhet nenvleresuar roli qe ka reforma ne drejteis per klimen e biznesit, pavaresisht se roli eshte shume me I gjere se thjesht ekonomik.

Si do ta vlereosnit gjendjen e ekonomise ne keto muaj te pare te vitit, bazuar ne performancen buxhetore dhe klime e biznesit? Kjo duke pasur parasysh edh efaktin se Banka e Shqiperise e ka ulur serish normen baze te interest per lekun duke e kaluar topin ne fushen e qeverise per zhvillimin e metejshem te ekonomise?

Jens Reinke: Ne pergjithesi performanca ekonomike eshte pozitive dhe ne presim nje rritje ekonomike mbi 3%, e cila eshte shume e mire duke konsideruar klimen ne rajon dhe ne bote, ku ka nje ngadalesim te rritjes ekonomike. Gjithashtu duhet t’I japim qeverise kredite per faktin qe po realizon rritje ekonomike, ndrekohe qe politika fiskale ka qene korrigjuese per te rregulluar pozicionin fiskale dhe nuk ka qene ekspansioniste. Ne e mbeshtesim politiken monetare te miratuar nga banka e Shqiperise. Nuk mendoj se politika monetare I ka ezauruar mundesite e veta nepermjet perdorimit te mjetit kryesor te politkes monetare, normes se interesit. Por gjithashtu duhet thene qe vetem norma e interest ne vetvete nuk do te ishte e mjaftueshme per te nxitur rritjen e metejshme. Jane te rendesishme te vijohet me tej me reformat strukturore per te cilat folem edhe ne fillim, per te permiresuar me tej klimen e biznesit sepse kjo do te nxiste nje rritje ekonomike me te madhe se ajo qe shohim tani.

Ka risqe per ecurine e ekonomise gjate ketij viti, edhe per realizimin e rritjes se parashikuar mbi 3%, sic thate dhe ju?
Jens Reinke: Gjithmone ka rreziqe. Rreziqet vijne nga ambient ndrekombetar, nga performance qe do te kene partnered tregtare dhe investitoret kryesorw nw shqipwri, faktore te tjere mund te jene renia e cmimeve ne bursa. Shqiperia eshte nje vend prodhues i naftes dhe cmimi I naftes ka nje impakt. Gjithashtu edhe cmimet e mineraleve te tjera, por ne kete fushe se fundmi ka pasur nje fare stabiliteti. Nje rrezik tjeter mund te jete rruga e reformave dhe ritmi. Ne shohim qe qeveria eshte e angazhuar dhe e inkurajojme qe ajo te vazhdoje reformat me vendosmeri dhe brenda afateve te parashikuara.

/Oranews.tv/

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of