Kreditorët ndërkombëtarë të Greqisë vendosën për një propozim final me pika për reformat greke, përpara mbledhjes së sotme të ministrave të financës të eurozonës, pasi në takimin e mëngjesit më Tsipras nuk u arrit asnjë marrëveshje.
Ndërkaq ministrat grekë kanë deklaruar se i qendrojnë besnikë propozimeve të tyre, të bazuar kryesisht në ngritjen e kontributeve sociale dhe të taksave.
“ Vendimi lidhet me autoritetet greke. Ata kanë, gjithsesi, s’kanë kthim prapa”- deklaroi ministri i financës gjermane Ëolfgang Schaeuble, para nisjes së takimit sot.
Pa një marrëveshje deri në fundjavë për të zhbllokuar pjesën e mbetur të ndihmës, Greiqa, e cila ka marrë dy ndihma në total prej 240 mld që nga 2010, mund të gjendet në situatën e një falimenti, n.q.s nuk bën pagesën ndaj FMN-së me 30 qershor.
Kjo do të sillte ikje të kapitalit të bankave, duke e vendosur vendin në një rrugë larg atyre të 19 shteteve të eurozonës, por duke dëmtuar unionin e monedhës së përbashkët.
5 muaj pas bisedimeve të vazhdueshme, kreu i BQE, KE dhe FMN-së i dhanë një “ultimatum” kryeministrit grek që të ofronte pika të tjera reformash, duke e paralajmëruar se ata do të dërgonin pikat e tyre pastaj ministrave sot në mbrëmje. (Lexo: http://www.monitor.al/kreditoret-deshtuan-ne-bisedime-tani-vendos-raundi-i-dyte/)
Kreu i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem u tha gazetarëve sot se “ të vetmet gjëra që ne do t’i prezantojmë eurogrupit janë se çfarë këto tre insitucione (BQE, KE, FMN) kanë bërë së bashku. Ne skemi aprovimin e Greqisë për këtë, ndaj do të shohim se çfarë do të thonë ministrat e financave të eurozonës sot”.
Kjo lëvizje, gati-gati dramatike, erdhi disa ore para se ministrat të takohen, sërish për një samit emergjence me kryefjalë “Greqinë”, por gjatë takimit të sotëm Reuters tregon se do diskutohet edhe për anëtarësinë e Britanisë, ndonëse Greqia ka eklipsuar çdo temë tjetër.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.