Numërimi mbrapsht për shpalljen e barit më të mirë në botë ka filluar!
Klasifikimi i “50 bareve më të mira në botë” është publikuar fillimisht për baret më të mira në të gjithë botën ku ju mund të shijoni një pije, të cilat janë renditur nga vendi i 51-të deri në të 100-tin.
Më 4 tetor, në një ceremoni që do të zhvillohet në Barcelonë të Spanjës, do të shpallen vendet nga 1-50.
Singapori ishte fituesi në këtë listë, pasi në këtë qytet-shtet ndodhen 8 nga baret e renditura në këtë listë, duke filluar me Sago House, e renditur në vendin e 51-të, dhe 28 HongKong Street në vendin e 55-të.
Lista gjithashtu nxorri në pah edhe Afrikën e Jugut, me katër bare kryesore, duke përfshirë Capetown’s Cause Effect Cocktail Kitchen, e cila u rendit në vendin e 53-të.
Europa Lindore u përfaqësua nga vende të tilla si Antique American Bar i Bratislavës, i cili u rendit në vendin e 91-të, dhe Tag në Kraków, në vendin e 97-të. Në fillim të këtij viti, organizata e “50 bareve më të mira në botë” njoftoi se nuk do t’i përfshinte restorantet apo baret ruse në listën e tyre, për shkak të pushtimit të Ukrainës që nisi në muajin shkurt.
Në vitin 2021, Bar Insider i Moskës u rendit në vendin e 13-të.
“Qëllimi ynë me ‘50 baret më të mira të botës’ ka qenë gjithmonë që të vendosim në qendër të vëmendjes destinacionet më pak të njohura, me qëllimin për të ndihmuar në frymëzimin e adhuruesve të koktejeve në mbarë botën.
Ne jemi gjithmonë duke punuar për të zgjeruar Akademitë tona, për të përfshirë vende të reja dhe për të njohur ambiente më mahnitëse të bareve,” thotë Mark Sansom, drejtor i përgjithshëm për “50 baret më të mira në botë”. “Ne jemi të kënaqur që mund të festojmë arritjet e jashtëzakonshme të Antique American Bar dhe Tag, baret e para të Europës Lindore që janë bërë pjesë e listës tonë, si dhe vendi i parë për Sllovakinë dhe Poloninë respektivisht.”
“Ky është një lajm kaq i mirë për ne, si dhe një lajm i mirë për Bratislavën, për një pjesë të historisë së industrisë tonë në Bratislavë të Sllovakisë, dhe akoma më gjerë në Europën Lindore,” thotë menaxheri i barit Antique American, Stefano Cattaneo.
“Ne filluam me vetëm një bar në Sllovaki, Paparazzi, i cili tani është mbyllur. Është vërtet e mahnitshme që jemi bari i parë sllovak që hyn në listën e 50 bareve më të mira të botës (renditja e vendeve 51-100).”
Për herë të parë u bë pjesë e listës edhe një bar në Mançester. Schofield’s Bar zuri vendin e 59-të.
“Lista e 50 bareve më të mira në botë ka ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit global për industrinë e bareve dhe ka mbështetur legjitimitetin e saj,” thotë Leo Robitschek, zëvendëspresident në Sydell Group, i cili menaxhon Side Hustle, të renditur në vendin e 75-të.
Renditja në lista përcaktohet nga një panel votimi i përbërë nga mbi 650 ekspertë të pijeve, si banakierë dhe konsulentë.
Votimi vazhdoi të reflektonte kufizimet e pandemisë. Anëtarëve të Akademisë iu kërkua të votonin për shtatë bare gjithsej, me kushtin që maksimumi pesë prej tyre mund të ishin nga vendi i origjinës të secilit prej anëtarëve.
Të paktën dy nga zgjedhjet e mbetura duhej të ishin vota ndërkombëtare.
Votuesve të cilët nuk ishin në gjendje të udhëtonin ndërkombëtarisht vitin e fundit, nuk iu kërkua që të bënin dy zgjedhjet e fundit. / Bloomberg
51 Sago House, Singapor
52 Barro Negro, Athinë
53 Cause Effect Cocktail Kitchen, Cape Town
54 La Factoría, Old San Juan
55 28 HongKong Street, Singapor
56 Quinary, Hong Kong
57 MO Bar, Singapor
58 Mimi Kakushi, Dubai
59 Schofield’s, Mançester
60 Caretaker’s Cottage, Melburn
61 Presidente, Buenos Aires
62 Tan Tan, São Paulo
63 The SG Club, Tokio
64 Brujas, Mexico City
65 Analogue, Singapor
66 El Barón, Cartagena
67 Atlas, Singapor
68 Hero Bar, Nairobi
69 No Sleep Club, Singapor
70 La Sala de Laura, Bogotá
71 Tjoget, Stokholm
72 Three Sheets, Londër
73 Camparino in Galleria, Milano
74 Nutmeg & Clove, Singapor
75 Side Hustle, Londër
76 Candelaria, Paris
77 The Court, Romë
78 Röda Huset, Stokholm
79 Vesper, Bangkok
80 Dead End Paradise, Bejrut
81 Lost & Found, Nikozia
82 Indulge Experimental Bistro, Taipei
83 Bar Goto, Nju Jork
84 Le Syndicat, Paris
85 Danico, Paris
86 Freni e Frizioni, Romë
87 Re, Sidnej
88 Art of Duplicity, Cape Town
89 Donovan Bar, Londër
90 Republic, Singapor
91 Antique American Bar, Bratislavë
92 The House of Machines, Cape Town
93 Mace, Nju Jork
94 Sweet Liberty, Majami
95 The Bamboo Bar, Bangkok
96 The Dead Rabbit, Nju Jork
97 Tag, Krakóv
98 Zapote Bar, Playa del Carmen
99 Tesouro, Goa
100 Sin + Tax, Johanesburg