Organi qeverisës botëror i futbollit FIFA ka njoftuar rritje në çmimin për Kupën Botërore të Femrave. Me edicionin e ardhshëm të turneut planifikuar për 2015 në Kanada, FIFA ka njoftuar se cmimi i përgjithshëm në para për të gjitha ekipet pjesëmarrëse do të jetë 15 milion dollarë, një rritje me 5 milion dollarë nga edicioni i fundit zhvilluar në vitin 2011 që pagoi një cmim prej 10 milion dollarësh.
Në eventin e 2015 në Kanada, fituesit e kurorës së lakmuar do të marrin 2 milion dollarë më shumë me një million nga 1 milionët e marrë nga kampioni aktual, Japonia, për triumfin e tyre në 2011.
Pavarësisht rritjes së FIFA-s me 50 për qind në çmim për Kupën Botërore të Femrave, ka shumë nga ata që vazhdojnë të protestojnë çekuilibrin në sport teksa studimet kanë treguar se 30 për qind e sporteve shpërblejnë meshkujt më shumë sesa femrat. Gjithashtu relativisht, paratë për cmimin e madh prej 15 milion dollarësh për Kupën Botërore të Femrave duken si lëmoshë përballë faktit se Kupa e Botës së 2014 të meshkujve në Brazil ofroi 576 milion dollarë me kampionët eventuale, Gjermania, që fitoi 35 milion dollarë.