Kur LG Electronics nxori telefonin më të fundit G3, me padyshim mundi rivalin në qytetin tjetër, Samsung Electronis në një aspekt, rezolucionin e ekranit.
Kompania e telefonit me ekran 5.5 inç erdhi me të ashtuquajturin rezolucion “Quad HD”, me 2560 x 1440 piksel ose rreth katër herë më shumë se sa një ekran high-definition normal dhe pothuajse dyfish nga ekrani full HD. Ekranet u zhvilluan nga LG Display, i cili bën edhe ekranet e iPhone dhe iPad të Apple.
LG pretendon që telefoni G3 ishte telefoni i parë inteligjent që përdori një ekran me një rezolucion të lartë. Deri tani, G3 ka tërhequr kritika pozitive, madje duke përfshirë dhe krahasimin me rivalët në Korenë e Jugut. LG ishte kompania e vetme telefonike që raportoi rritje të ardhurash në fund të këtij katërmujori.
Shefi i kërkimeve inxhinierike, Lim Min-ho, për telefonat G3 tek LG Display thotë se moshat që më së shumti kanë në përdorim një telefon LG janë ndërmjet 20-30 vjeç. Do të jetë pikërisht kjo grupmoshë që do arrijë më së miri të dallojë ndryshimet mes telefonave të tjerë dhe versioneve më të vjetër të LG si G2.
“Ekrani i G3 ka 538 ppi, kështu që është rezolucioni më i mirë që ato mund të përqafojnë. Këta njerëz me padyshim do të arrijnë të dallojnë diferencat midis një ekrani të G2 dhe të një G3”, – tha Lim Min-ho.