Javë më parë është folur shumë për modelin e ri të telefonit të Motorola-s, modelin Motorola Moto E, të cilin kompania e ka prezantuar edhe zyrtarisht dhe do ta lançojë në tregjet e mëdha botërore, duke përfshirë Brazilin, Indinë, Britaninë e Madhe, Spanjën dhe Kanadanë.
Moto E do të vijë me ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.3 inç në qHD, rezolucionin 960 x 540 piksel, ekranin me Gorilla Glass dhe procesorin dual core 1.2Ghz.
Karakteristikatë tjera të Motorola Moto E përfshijnë edhe 1GB RAM, 4GB memorie, si dhe portën për microSD card për zgjerim të hapësirës në 32GB, por edhe kamerën e pasme5 megapiksel.
Moto E vjen me 3G, WiFi, Bluetooth, GPS dhe FM Radio, ndërsa telefoni vjen edhe në opsionin me dy SIM karta, si dhe baterinë me 1,980 mAh.
Moto E do të shitet meçmim të favorshëm,117 dollarë, dhe do të vijë në ngjyra të ndryshme, duke përfshirë të zezën, të bardhën, të verdhën dhe blunë e mbyllur.