MSH: 281 raste të reja, 70 të shëruar e 3 viktima

18/10/2020 4:05 PM 0 komente

Janë kryer 1276 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 281 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 70 qytetarë, duke e çuar në 10,071 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 151 raste në Tiranë, 30 raste në Korçë, 18 raste në Fier, 14 raste në Elbasan, 12 raste në Pogradec, 7 raste në Lezhë, Mirditë, Kuçovë, 5 raste në Kavajë, Kamëz, 4 raste në Berat, 3 në Devoll, 2 raste në Durrës, Vlorë, Rrogozhinë, Roskovec, Cerrik, 1 rast në Shkodër, Kurbin, Mallakastër, Librazhd, Gjirokastër, Peqin, Kolonjë, Maliq”.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 256 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 61 vjeçar nga Lezha, një 81 vjeçare nga Tirana, një 87 vjeçar nga Elbasani.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of