Spina dhe tre motorët e këtij plug-in kanë një detyrë jo të lehtë. Duhet të rakordojnë kërkesat ambientale me ato të përdorimit të përditshëm të automjetit. Autonomia elektrike është 50 kilometra
Duke filluar nga viti 2020, emetimi mesatar i gazrave i të gjithë gamës së makinave të të gjitha firmave prodhuese nuk duhet të kalojë 95 g/km, në të kundërt gjobat do të jenë të kripura. Për këtë arsye, makinat hibride që shkaktojnë pak ndotje, janë një domosdoshmëri. Së dyti, nuk duhen harruar përfitimet monetare të parashikuara nga ekobonusi për ato makina që nuk i kalojnë 70 g/km.
Modeli Grandland X Hybrid4 i karikueshëm që deklaron një emetim mesatar 36 g/km të CO2, mbërriti në momentin e duhur. Do të duhej një ekspert i lojës “gjej ndryshimet” për të zbuluar gjithçka që e bën të ndryshëm këtë model. Është e lehtë të kapesh vetëm pas një kofanoje të zezë. Për ne, një qasje e tillë nisur vetëm nga ngjyra, nuk është e mjaftueshme.
Duhen gjetur të tjera të dhëna të tilla si dy mundësi për tu furnizuar (një vend për prizën elektrike, ndërsa vendi tjetër klasik i furnizimit me karburant), katër disqe dyngjyrësh 19 inç. Një ndryshim i lehtë vazhdon në pjesën e kabinës, ku janë instrumentet e reja specifike të Hybrid4 si dhe detaje të tjera si ekrani me prekje 8 inç që lejon të vëzhgohet fluksi i energjisë.
KATËR MODALITETE
Pjesa mekanike është më interesantja. Bëhet fjalë për një platformë Emp2 të grupit PSA të elektrifikuar në mënyrë të përshtatshme. Sistemi i transmetimit të fuqisë është i kompozuar nga motori 4-cilindërsh 1.6 turbobenzinë dhe nga dy motorë elektrikë, me një fuqi totale 300 kuaj fuqi dhe mundësi për një traksion integral me të gjitha efektet e veta.
Shumëçka pastaj varet nga modeli i drejtimit i përzgjedhur ndër katër modalitetet që janë të disponueshme. Edhe për një maxhorancë të madhe rastesh, ky model është shumë i organizuar: tre motorët komunikojnë ndërmjet tyre në mënyrë eficente duke i ndarë mirë detyrat. Është një punë në hije që nuk bezdis asnjëherë veshët e personave në makinë. Për atë që do dëshironte të shkonte deri në fund të gamës së modaliteteve, mund të themi se modaliteti Sport është ai i këshillueshmi.
Në qoftë se pedali i gazit shkelet shumë fort, duhet marrë parasysh se do të ketë një uturimë jo të pakët të motorit 4-cilindërsh me xhiro afër zonës së kuqe, të shoqëruar edhe me ashpërsi jo të vogël. Të jemi të qartë: rendimenti është i plotë, kjo gjë ndihet. Por, nuk duhet të bëni gabimin që ta përfshini Hybrid4 ndërmjet Suv-eve sportivë. Nuk diskutohet siguria, por ndjesia e krijuar nga timoni, ekuilibri i makinës, si dhe lëkundjet anësore të saj, nuk këshillojnë për një liri veprimi të tepruar.
Një tjetër gjë është modaliteti Electric (ai është i pari kur ndizet makina). Në këtë rast, një sinjal Led në pasqyrën e pasme projekton një dritë blu që tregon se makina është duke ecur me zero emetim gazrash. Sipas konstruktorëve të Opel-it, vetëm me motorët elektrikë makina mund të përshkojë 50 km. Por, duke u nisur me bateri të plota, nuk arrita të kaloj kuotën 35. Është një e dhënë që duhet marrë me rezervë, sepse rruga provë e përshkuar parashikonte vetëm një segment të shkurtër në qytet, një skenar në të cilin plug-in japin më të mirën në termat e përshkueshmërisë.
NËSE TRAKSIONI ËSHTË I DOBËT
Në qoftë se karikimi elektrik mbaron, atëherë nuk ngelet gjë tjetër veçse ti besohet 43 litrave benzinë në serbator duke llogaritur konsumin mesatar të deklaruar nga kompania. Sidomos, kur nuk ke dëshirë të ndalosh ta rikarikosh baterinë herë pas here.
Në Russelsheim kanë kërkuar ti gjejnë një rrugëzgjidhje kësaj vështirësie duke mundësuar të rifurnizohet akumulatori nga motori 4-cilindërsh, duke rivendosur nivelin e karikimit të ndarë në tre “pjesë” autonomie. Mund të zgjidhet të rimbushet paketa e baterisë deri në fund ose aq sa të mund të përshkohen 10-20 km me energji elektrike. Kjo është zgjidhje sidomos kur parashikohet të përshkosh segmente rrugore brenda qytetit, pas një udhëtimi të gjatë. Sigurisht, në termat e konsumit të benzinës, kjo mundësi ka kostot e veta.
Mbërrijmë më në fund në modalitetin e katërt të drejtimit: 4WD, që është menduar për të dalë nga vështirësia në rast të një traksioni të pamjaftueshëm. Tani janë vetëm motorët elektrikë që veprojnë për të transferuar shtytjen tek rrotat. Megjithatë, në rast rrëshqitjeje të gomave, ose në shpejtësi mbi 80 km/orë, ndërhyn për të dhënë një ndihmë motori 1.6 turbobenzinë.
Për të harmonizuar punën e tre motorëve mendon edhe kambio automatike me 8 raporte, që ndryshohen nëpërmjet levës. Ashtu si të gjitha veturat elektrike të grupi PSA, mundësia për të realizuar frenimin gjenerativ është zëvendësuar nga funksioni Brake që aktivizohet nëpërmjet levës së kambios. Në këtë mënyrë, duke hequr këmbën nga gazi, aksioni i frenimit intensifikohet dhe akumulatori me jone litiumi karikohet më shpejt.
Janë dy zgjidhje për të realizuar karikimin e plotë. E para, me karikues të serisë 3,7 kW që duhen katër orë për karikimin e plotë të baterisë. E dyta, me karikues 7,4 kW (opsional), koha zbret në më pak se dy orë.
Vijmë tek problemi i çmimit, i cili realisht është më i lartë se versionet e tjerë termikë të ngjashëm. Kompania automobilistike e Russelsheim-it, megjithatë vjen në ndihmë duke bërë zbritje çmimi, i cili, duke futur edhe ofertat e ekobonusit, mund të shkojë deri në 8.500 euro në rast shkëmbimi me makinë të përdorur.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.