Union Bank vjen me më shumë mundësi zgjedhjeje me ofertën e re të kredisë për shtëpi duke bërë që financimi me kredi të jetë edhe më i lehtë.
Kështu normat super të favorshme të interesit ndërthuren me periudhën fikse të interesit duke dhënë sigurinë e kësteve të pandryshueshme për një kohë të gjatë.
Njëkohësisht Ju mund të përfitoni, perveç financimit të shtëpisë të një limiti hipotekor për ta përdorur në çdo kohë dhe për çdo nevojë tuajën duke kursyer kështu kohë dhe para.
Shuma e Financimit Deri në 70% të vlerës së kolateralit
Afati i shlyerjes Deri në 25 vjet
Norma e interesit*1
EURO_Oferta 1: 4.4% në vitin e parë
5.9% nga viti i 2-të deri në vitin e 4-t
Euribor +5.5% në vazhdim.
EURO_Oferta 2: 5.4% fikse ne tre vitet e para
Euribor 1V + 5% nga viti i 4-t e në vazhdim (min 5.4%).
LEK_Oferta : 6.4% fikse në tre vitet e para
Tribor 1V + 2.0% nga viti i 4-t e në vazhdim (min 6.4%).
USD_Oferta : Libor 1V +5% (minimumi 5.4%).
Komisioni i disbursimit të kredisë 1.5%
Komision parapagimi 2% mbi parapagimet për periudhën kur interesi është i fiksuar, pa komision në vazhdim.
Mënyra e pagesës Këste mujore fikse (Principal + Interes).
Kësti mujor Deri në 60% të të ardhurave të kredimarrësve.
Kolaterali i kërkuar Pasuri e paluajtshme, min 143% e financimit.
Shpenzime të tjera*2 Shpenzime noterie dhe hipotekore.
Shpenzime për sigurim kolaterali dhe jete.
Shpenzime për vlerësim prone nga vlerësues i licensuar.
*******************************************************************************************
Për një mashkull në moshën 27 vjeç që aplikon për kredi në vlerën 30 mijë euro në afatin 15 vjet, Norma Efektive e Interesit është 5.66% , kësti mujor është 244 Eur/muaj dhe Klienti paguan në total 13,836 Eur interesa.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.