Organizata Botërore e Shëndetësisë ka këshilluar individët të mos përziejnë vetë vaksinat e Covid-19, duke thënë se vendime të tilla duhet t’iu lihen autoriteteve të shëndetit publik.
‘Është një tendencë e rrezikshme”, tha shkencëtarja e OBSH, Soumya Swaminathan kur u pyet në lidhje me dozat përforcuese.
“Do të jetë një situatë kaotike në vendet nëse qytetarët fillojnë të vendosin kur dhe kush do të marrë dozën e dytë, të tretë dhe të katërt”.
“Individët nuk duhet të vendosin vetë, këtë mund ta bëjnë agjencitë e shëndetit publik, bazuar në të dhënat e disponueshme,” shkroi ajo në twitter.
Disa studime po tregojnë rezultate pozitive nga përzierja e vaksinave, por këto janë në fazën e para dhe kanë nevojë për studime të mëtejshme për t’i mbështetur ato.
Përzierja e vaksinave shihet si një mundësi në disa vende ku furnizimi nuk ka një vaksinë të veçantë.
Por OBSH është i shqetësuar për një situatë kur individët vendosin vetë se cilat vaksina do të marrin dhe sa larg i ndajnë ato pa udhëzime nga autoritetet.
Grupi Strategjik Këshillimor i OBSH-së për vaksinat tha në qershor se vaksina Pfizer mund të përdoret si dozë e dytë pas një dozë fillestare të AstraZeneca, nëse kjo e fundit nuk është e disponueshme.
Vietnami njoftoi se do të ofronte vaksinën e koronavirusit të zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech si një mundësi e dytë e dozës për njerëzit e vaksinuar me dozën e parë të AstraZeneca.
“Vaksinat Pfizer do të kenë përparësi për njerëzit të cilëve u është bërë doza e parë e AstraZeneca 8-12 javë më parë,” tha qeveria në një deklaratë.
Disa vende, përfshirë Kanadanë, Spanjën dhe Korenë e Jugut, kanë aprovuar tashmë një përzierje të tillë dozash kryesisht për shkak të shqetësimeve rreth mpiksjeve të rralla dhe potencialisht fatale të gjakut të lidhura me vaksinën AstraZeneca.
Një studim spanjoll zbuloi se kombinimi Pfizer-AstraZeneca ishte shumë i sigurt dhe efektiv, sipas rezultateve paraprake./The Guardian