Britania mund të lehtësojë masat e saja të rrepta anti-Covid për të lejuar familjet të mblidhen së bashku për Krishtlindje, sepse ka shenja që rastet e reja të koronavirusit kanë filluar të sheshohen si rezultat i bllokimit aktual, deklaroi sot Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock.
Mbretëria e Bashkuar ka shifrat më të larta zyrtare të Covid-19 në Europë dhe kryeministri Boris Johnson vendosur disa nga masat më të rrepta në historinë e kohës së paqes në një përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit.
Hancock tha se po punonte me administratat e deleguara në Skoci, Uells dhe Irlandën e Veriut për një qasje në mbarë Mbretërinë e Bashkuar ndaj rregullave për Krishtlindje.
Anglia ka qenë nën një bllokim për dy javë, për të cilën Hancock tha se po ndihmonte në zbutjen e numrit të rasteve, një shenjë e rëndësishme që gjërat kanë filluar të lëvizin në drejtimin e duhur përpara një vendimi për Krishtlindjen.
“Ka shenja inkurajuese se numri i rasteve ka filluar të dystohet dhe se bllokimi që kemi vendosur në fillim të këtij muaji po funksionon,” tha Hancock për Sky News.
Bllokimi i Anglisë do të përfundojë në 2 Dhjetor, megjithëse ministrat nuk kanë përjashtuar që mund të zgjatet.
I pyetur në lidhje me planet e Krishtlindjeve, Hancock tha se ai ishte aktualisht duke planifikuar një Krishtlindje të vogël brenda rregullave ekzistuese, por ai tha se shpresonte që të kishte një lehtësim, edhe pse disa kufizime duhej të mbeteshin.
“Sigurisht që nuk do të jetë si një Krishtlindje normale, do të duhet të ekzistojnë rregulla. Por ne shpresojmë që qeveria të lejojë pak më shumë nga ato Krishtlindje normale që njerëzit me të vërtetë presin”.