Vazhdon rritja e aksioneve aziatike
Edhe mëngjesin e kësaj të premteje aksionet aziatike shënuan rritje.
Indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë avancoi me 0.23 për qind. Gjatë gjithë kësaj muaji ky indeks shënoi një rritje prej 3.7 për qind.
Indeksi i aksioneve Nikkei, N225, u rrit me 1.0 për qind, duke shënuar edhe nivelin e tij më të lartë në këto 21 vitet e fundit.
Indeksi i aksioneve Topix u rrit me 0.5 për qind në 1,708.62, duke shënuar nivelin më të lartë në këto 10 vitet e fundit.
Komente