Aksionet aziatike shënuan rritje edhe mëngjesin e kësaj të premteje.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, u rrit me 0.3 për qind. Gjatë kësaj jave ky indeks shënoi një rritje prej 1.0 për qind.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 0.40 për qind, në 20,710.91 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, u rrit me 0.67 për qind, në 26,222.47 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait u rrit me 0.49 për qind, duke shkuar në 2,897.43 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, u rrit me 0.14 për qind, në 1,948.30 pikë.
Rikuperojnë aksionet europiane
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.