24 orë në Moskë

12/04/2017 5:10 PM 0 komente

Edhe pse Moskën nuk mund ta ndash kurrsesi nga Kremlini dhe Vladimir Putini, ky qytet është shumë më shumë sesa thjesht një qytet me rëndësi të lartë politike. Ai është edhe një prej qyteteve me numrin më të lartë të vizitorëve në botë.

Zemra e Rusisë, Moska, është një qendër komerciale, një metropol me mbi 1,000 vjet histori dhe me rreth 10 milionë banorë. Vitet e fundit, Moska ka shënuar një rritje të numrit të turistëve në krahasim me disa vite më parë kur Shën Petërburgu, i cilësuar edhe si “Venecia e Veriut të Rusisë”, mbante numrin më të lartë të turistëve.

Ajo ka disa prej ndërtesave më të larta, hoteleve më të mira, qendrave historike dhe kulturore qindravjeçare, restorante luksoze, prandaj nëse shkoni në Moskë thjesht edhe për një ditë, në shtetin që ndodhet midis Londrës dhe Pekinit, ne ju këshillojmë të vizitoni vendet e mëposhtme:

ritz

novivov restaurant

o2

Ku duhet të qëndroni

Zgjedhja e hotelit është më e vështira sepse nëse bëni zgjedhjen e duhur atëherë ju do t’i krijoni vetes lehtësi të shumta. Ritz-Carlton Moscow është vetëm disa hapa larg Sheshit të Kuq të Moskës. Një hotel me një histori shumëvjeçare, ku stili arkitekturor vazhdon të jetë sipas atij të Perandorisë ruse. Çmimi më i lartë për dhomat në kat të fundit me pamje nga Sheshi i Kuq shkon deri në 225 dollarë/nata gjatë fundjavës, brenda të cilit përfshihet edhe darka në restorantin luksoz Novikov, dhe shijimi i një aperitivi në O2 Lounge, nga ku s’do të doni të largoheni. Disa zgjedhje të tjera hotelesh mund të jenë edhe Hoteli Lotte dhe Baltschug Kempinski.

Kremlin-Moscow

Patriarch’s Palace

bell tower of Ivan the Great

church

Armoury Chamber

Çfarë duhet të vizitoni

Kremlini, fortesa shekullore e Moskës, e cila përveçse funksionon si një institucion politik është edhe një prej pikave kulturore më të vizituara nga turistët. Brenda kësaj fortese ju do të shikoni 3 katedrale, Pallatin e Patriarkut, një kishë dhe një kullë të epokës së Ivanit të Madh  III, dhe të tria së bashku këto katedrale janë vendet e shenjta të Ortodoksisë ruse, ose ndryshe Vatikani i Moskës. Këtu ndodhet edhe muzeu Armoury Chamber, në të cilin ju mund të shikoni rreth katër mijë copëza antikiteti rus, duke filluar nga pjatat, veshjet, etj.

Red-October-Chocolate-Factory

Çfarë duhet të shikoni

Fabrika e çokollatës “Red October” një prej vendeve më të vizituara në zonën e lumit Moskva, është njëkohësisht edhe një prej vendeve më trendi të momentit në Moskë.

mixology-artisan-cocktails

Çfarë duhet të pini

Harrojini stereotipet: Moska ka shumë më shumë për të provuar sesa thjesht vodkën e saj. Pijet më të mira për t’u provuar mund t’i gjeni në O2 Lounge, në tarracën me pamje mbresëlënëse të hotelit Ritz Carlton.

menu is the beetroot spelt with porcini mushrooms

 

Çfarë dhe ku duhet të hani

Në hotelin mbretëror Radisson, ju mund të provoni kuzhinën moderne ruse, e cila përgatitet me ingredientë të marra nga fermat vendase. Këtu mund të përmendim, orizin me panxhar dhe kërpudha, mish pate me kumbulla, xhinxher dhe mjaltë, dy prej pjatave më të preferuara.

GumDepartmentStore

Ku duhet të bëni shopping

Me urdhër të Catherine II, arkitekti italian Giacomo Quarenghi, ndërtoi një qendër tregtare sipas stilit neoklasik që daton që prej 1812. Në ditët e sotme, ky vend njihet me emrin GUM Department Store. Përveç shopping-ut, kjo qendër është edhe një prej veprave të artit që ekziston në Moskë, sepse tavanet prej qelqi të kësaj qendre janë unikë në llojin e tyre.

Ostankino TV Tower

CN Tower

Cilën pamje nuk duhet të humbisni

Kulla 540 metra e Ostankino ishte kulla më e lartë, e ruajtur në gjendje shumë të mirë deri në momentin që u përfundua ndërtimi i Kullës CN në vitin 1976. Kulla e Ostankino është një prej kryeveprave të inxhinierisë sovjetike dhe një prej vendeve me pamjen më të bukur, sidomos gjatë natës kur ndriçohet nga mijëra drita.

boshoi

Cilën shfaqje nuk duhet të humbisni

Askush nuk duhet të ikë nga Moska pa parë një shfaqje në Teatrin Bolshoi, edhe nëse nuk jeni i pasionuar pas operës apo baletit. Edhe pse rikonstruksioni i tij kushtoi rreth 730 milionë dollarë, nëse paraqiteni në biletarinë e teatrit dy orë përpara se të fillojë shfaqja, ju mund të gjeni biletë edhe me një çmim prej vetëm 3 paund.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz