Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e ditës së sotme.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 32 cent dhe u tregtuan me 71.46 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes u rritën me 44 cent dhe u tregtuan me 71.78 dollarë amerikanë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 0.1 për qind dhe u tregtuan me 80.69 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes u rritën me 0.4 për qind dhe u tregtuan me 80.78 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit avancoi me 0.1 për qind dhe u tregtua me 1,228.09 dollarë amerikanë për onz, njëkohëisisht edhe niveli i tij më i lartë në këto 12 javët e fundit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.