Afati për krijimin e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve do të zgjatet. Vetëm pak ditë më parë Ministria e Drejtësisë kishte bërë me dije se për licencimin e anëtarëve të dhomës aplikimet duhet të ishin mbyllur që në datë 7 qershor, por me një urdhër të dytë ky afat është shtyrë deri në datë 28 qershor. Kjo bën të ditur kryetari i Komisionit të Licencimit Andi Mustafaj erdhi si pasojë e ankesave të depozituara nga qytetarët.
Sipas tij, pika tre e njoftimit publik ndryshon si më poshtë vijon:
“Mospranimin, nga data 28.06.2013, të depozitimit në Ministrinë e Drejtësisë, të kërkesave të reja nga kandidatë për licencimin si ndërmjetës. Ky vendim mbështetet në nenin 7 të Kodit të Procedurave Administrative. Komisioni vlerëson se ecuria e procesit të ngritjes së Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve dhe për pasojë zhvillimi normal i ndërmjetësimit po rrezikohet nga numri i konsiderueshëm i kërkesave të depozituara në Ministrinë e Drejtësisë si dhe numri i madh i subjekteve të licencuar deri në datën e këtij vendimi. Dispozita tranzitore e parashikuar në pikën 2 të Kreut V të VKM nr. 414 të sipërpërmendur ka parashikuar licencimin e ndërmjetësve nga Komisioni i Licencimit të Ndërmjetësve vetëm në atë masë sa të jetë e mjaftueshme për të ngritur Dhomën Kombëtare të Ndërmjetësve dhe në asnjë rast si një dispozitë afatgjatë për licencimin e ndërmjetësve siç është kthyer aktualisht.”
Ministria e Drejtësisë bën të ditur se për krijimin e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve do të vendoset në datën 7 korrik 2013.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.