Rritja në prodhimin dhe shërbimet e euro-zonës u ngadalësua në prill si pasojë e shenjave se blerjeve të obligacioneve nga Banka Qendrore Evropiane do iu duhet kohë të rigjallërojnë rimëkëmbjen e brishtë.
Indeksi i Blerjes së Menaxherëve për të dy industritë ra në 53.5 nga 54 në mars, tha të enjten Markit Economics me bazë në Londër. Ndërsa shifra mbetet shumë lartë se 50-pikët që ndajnë zgjerimin nga tkurrja, ajo qëndron nën parashikimine ekonomistëve në një sondazh të Bloomberg prej 54.4.
“Norma më e dobët e zgjerimit është një zhgënjim i madh, duke pasur parasysh pritshmëritë e përhapura se lehtësimi sasior i BQE-së do të përforconte rimëkëmbjen e brishtë në fillim të vitit,’ tha Chris Ëilliamson, ekonomist kryesor në Markit. ‘Megjithatë, është shumë herët për të nxjerrë konkluzione të forta nëse rritja po lëkundet sërish dhe rreth efektivitetit të politikës.’
Ndërsa presidenti i BQE-së Mario Draghi ka treguar tashmë disa efekte pozitive të krijuara nga plani prej 1.1 trilion euro (1.2 trilion dollarë), ai ka paralajmëruar gjithashtu se rimëkëmbja e rajonit nuk do të jetë e qëndrueshme pa reformat e qeverisë. Investitorët kanë filluar të humbasin disi besimin e tyre në performancën e Gjermanisë, ekonomia më e madhe e Evropës, teksa apatia globale ka dëmtuar perspektivat rreth eksportit.