Kosova vijon të ketë një numër të lartë të rasteve të reja me koronavirus. Të dielën autoritetet shëndetësore raportuan 152 raste pozitive nga 324 mostra të marra nga Klinika Infektive.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 57 raste, komuna e Prizrenit 16 raste, komuna e Fushë Kosovës 11 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Mitrovicës 8 raste, komuna e Gjilanit 7 raste, komuna e Drenasit 5 raste, komuna e Gjakovës 5 raste, komuna e Skenderajt 5 raste, komuna e Kaçanikut 3 raste, komuna e Lipjanit 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Pejës 3 raste, komuna e Rahovecit 3 raste, komuna e Kamenicës 2 raste, komuna e Malishevës 2 raste, komuna e Suharekës 2 raste, komuna e Vitisë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Graçanicë, Klinë, Mamushë, Shtime dhe Zubin Potok”.
Më 05 korrik 2020, janë shëruar 28 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.902 raste, kurse raste aktive 1.531.
Numri total i rasteve pozitive 3.508 raste nga 25.245 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 75 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Më 05 korrik 2020, janë shëruar 28 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.902 raste, kurse raste aktive 1.531.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.