Pozicionet e këqija të punës grupohen nën një sërë klasifikimesh. Ndoshta menaxheri juaj është joprofesional ose paga juaj është ‘për turp’ ose ju jeni të rrethuar nga bkolegë ‘cmirëzinj’. Një punë e keqe vështirë t’ju mbajë në humor të mirë ndërsa i drejtoheni zyrës për cdo ditë, por merrni zemër: Dicka pozitive mund të burojë edhe nga përvojat negative.
Kujtoni këto 5 mënyra se si kjo punë ka të ngjarë të jetë e doblishme për të ardhmen tuaj kur të ndiheni të ‘mposhtur’, dhe qëndroni fortë deri sa të gjeni diçka më të mirë.
CV-ja juaj do ju falenderoj për këtë
Punëdhënësit e ardhshëm nuk do të shohin të gjitha detajet e ‘shëmtuara’ të punës suaj të keqe- as nuk do e dëshirojnë këtë. Ata do të shohin emrin e kompanisë, titullin dhe listën tuaj të përgjegjësive. Sa më shumë të mund të arrini në pozitë sipas rrethanave, ju do të shpërbleheni me një hyrje mbresëlënëse në CV-në tuaj.
Do të mësoni në lidhje me udhëheqjen
Në shumë raste, për një punë të keqe shkaktari është shefi. Nëse e gjeni veten në një pozitë udhëheqëse në të ardhmen, ju do të keni një ide të qartë të llojit të shefit që dëshironi të bëheni – dhe llojit që nuk dëshironi të përfaqësoni gjithashtu.
Do të qartësoni qëllimet tuaja të karrierës
Një punë që nuk ju fal kënaqësi do ju nxiste të merrni në konsideratë llojin e punës që me të vërtetë dëshironi. Kjo është diçka që ju nuk mund ta perceptoni aq kthjellët në një punë ku thjesht jeni të kënaqur.
Do të përmirësoheni në përballje
Kjo mund të shkaktojë ankth dhe pakënaqësi, por analizoni dhe këtë këtë mënyrë : Ju po mësoni të trajtoni mosmarrëveshjet në një mënyrë të qetë, profesionale dhe demokratike.
Nëse po grindeni me dikë me të cilin është e pamundur të arsyetohet, ruani qetësinë dhe refuzoni të bini në nivelin e tyre. Të dini se sit ë ruani qetësinë dhe të përmbaheni nën presion është një aftësi e madhe.
Do të ndërtoni rrjetin tuaj
Pa marrë parasysh sa e keqe është puna, ju jeni të detyruar të krijoni kontakte me njerëzit me të cilët punoni në të ardhmen. Ju mund të lidheni me kolegët me të cilët ndajnë zhgënjimin tuaj me kompaninë, dhe kjo është një lidhje e fortë të cilën ju do e keni gjithmonë – edhe vite më vonë, pasi të gjithë të jeni zhvendosur në pozicione më të mira.