Eventi më i rëndësishëm i Apple që zhvillohet në “Steve Jobs Theatre” në Cupertino nisi dje me një video të xhiruar në kampus në stilin “Mission Impossible” – hapet me një grua që vrapon në zyrat qendrore të Apple dhe i drejtohet Siri për t’i kërkuar se cila është rruga më e shpejtë për të arritur në “Steve Jobs Theatre”.
CEO i Apple, Tim Cook, ngjitet në skenë dhe falënderon publikun e pranishëm. Fjalën e nis me rezultatet e arritura nga kompania: Sot në botë janë 2 miliardë pajisje mobile (iPhone dhe iPad me sistemin operativ iOS).
Vjen gjenerata e katërt e Apple Watch, “një gardian inteligjent për shëndetin” dhe “tërësisht e ridizenjuar”, thotë Jeff Williams, chief operating officer tek Apple. “Ora më e shitur në botë” – thotë Cook, fokusi i së cilës është te shëndeti.
Mund të bëjë një elektrokardiogram falë app ECG1, që ka marrë klasifikimin “De Novo” nga FDA (Food and Drug Administration).
Ekrani i pajisjes është 30% më i madh – qëllimi është ai që t’i ofrojë më shumë informacione dhe detaje atyre që e përdorin. Edhe ndërfaqja e re është ridizenjuar me informacione dhe shërbime të reja.
Chip-i i Apple Watch Series 4 është S4 i ri me procesor dual core 64-bit e një GPU të re, dy herë më të shpejtë. “Të dhënat tuaja janë të mbrojtura. Ne në Apple besojmë që informacionet personale ju përkasin ju. Jeni ju që vendosni se kush mund t’i shohë”,- thekson Williams.
Apple Watch Series 4 është smartwatch i parë që njihet si pajisje mjekësore nga autoritetet amerikane. Kjo u lejon përdoruesve të kryejnë një ekzaminim elektrokardiografik direkt nga pulsi me një aplikacion të ri ECG që përdor elektrodat e integruara në Digital Crown dhe instrumentit të ri për monitorimin e rrahjeve të zemrës. Aplikacioni funksionon në këtë mënyrë: përdoruesit duhet të prekin Digital Crown dhe pas 30 sekondash marrin një vlerësim të ritmit të zemrës.
Me sistemin e ri operativ watchOs 5, Apple Watch analizon në background ritmin kardiak pa ndërprerje dhe dërgon një njoftim nëse konstaton anomali që mund të tregojnë ndonjë fibrilim atrial.
“Në një vend si Shtetet e Bashkuara të Amerikës – shpjegon Carolina Milanesi, analiste e Creative Strategies – këto aspekte janë të rëndësishme, pasi shumë shpejt mendohet se kompani private mjekësore sigurimesh do t’u ofrojnë klientëve Apple Watch në këmbim të monitorimit të zemrës”.
Apple Watch do të jetë i disponueshëm në aluminium silver, gold dhe space grey, çmimi do të jetë duke nisur nga 439 euro; versioni Lte (celular) do të kushtojë duke nisur nga 539 euro. Ju mund ta porosisni online duke filluar nga data 14 shtator dhe më 21 shtator do të jetë i pranishëm në 26 vende të botës.