Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka vazhduar aktivitetin e tij, për të ripërsëritur fondin prej 1.5 miliard euro që do të ndaj për komunitetin e biznesit, në funksion të hapjes së vendeve të reja të punës.
Kryeministri Thaçi ka vizituar fabrikën e ujit “DEA” duke e radhitur atë në njërin prej bizneseve më të suksesshme i cili ka krijuar më shumë se 160 vende të reja të punës.
“Uroj dhe përgëzoj familjen Shala për biznesin. Gjatë vizitës, diskutuam edhe për mundësitë që ky biznes, si shumë biznese tjera, ndërmarrje të vogla, të mesme dhe të mëdha të zgjerohen. Në funksion të krijim të kësaj mundësie të zgjerimit të bizneseve dhe krijimit të vendeve të reja të punës Qeveria e Kosovës do të punojë maksimalisht të rritë dhe forcon partneritetin me komunitetin e biznesit përmes krijimit të Fondit prej 1.5 miliard eurosh, fondit për punësim”, tha ai.
“Jam me optimizëm, shpresë dhe besim të plotë se biznesi kosovar do të zgjerohet edhe më tepër dhe i ftoj të gjitha ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe të mëdha që të shqyrtojnë mundësitë më të mira për të aplikuar në Fondin e punësimit, që të jenë përfitues dhe të zgjerojnë bizneset edhe më tepër, të krijojnë vende të reja të punës, natyrisht me një pagesë edhe më të mirë për punëtorët. Po ashtu, i ftoj edhe njerëzit e iniciativave të punojnë për krijimin e bizneseve të reja, në mënyrë që të krijojnë vende të reja të punës”, theksoi kryeministri Thaçi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.