Ndonëse ka përfunduar gjendja e fatkeqësisë natyrore, ne ende po bashkëjetojmë me virusin covid. Lufta do të jetë e gjatë me këtë armik të padukshëm, por që dukshmëm ka sjellë bilance negative në aspektin ekonomiko – financiar, prej nga dhe pritet një përballje e fortë me recesionin.
Rifillimi i punës, pas izolimit dymujor ka sjellë frymëmarrje për bizneset dhe ekonominë në tërësi. Sektori i tekstileve dhe i këpucëve, që është një ndër punëdhënësit dhe eksportuesit kryesor në vend, po i përshtatet gradualisht kërkesave të tregut sot, duke prodhuar maska, apo veshje të tjera mbrojtëse.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se industria tekstile ka arritur të marrë veten në Maj, si rrjedhojë e përshtatjes së kompanive për të prodhuar maska apo veshje spitalore, duke iu afruar nivelit të para krizës. Më i vështirë ishte rikuperimi dhe përshtatja për industrinë e prodhimit të veshjeve të këmbëve, ku në maj, eksportet ishin 31% me te ulëta se i njëjti muaj i një viti më parë.
Nëse pandemia zgjat, tregu do të jetë selektiv duke sjellë faliment për më të vegjëlit, ndërsa të tjerët, në përshtatje me situatën do të mund të vijojnë me modelin e ri sipas kërkesave të reja. Pandemia tregoi se duhet një qasje tjetër në mënyrën e të bërit biznes në mbarë globin. Kjo qasje po orientohet gjithnjë edhe më shumë drejt potencialeve specifike që ka çdo vend. Në këtë kuadër edhe përzgjedhja e Shqipërisë për investime të huaja kalon përmes ofertës që vendi ynë ka për investitorët. [lexoni]
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.