Tatimpaguesi person fizik, i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR), që dëshiron të çregjistrohet, për çfarëdo arsye qoftë, është i detyruar të paguajë më parë të gjithë detyrimet e tij tatimore të papaguara. Përcaktimet e reja të cregjitrimit të biznesëve nga QKR janë përcaktuar në një udhëzim të ri të nxjerrë këto ditë nga Ministria e Financave. Kërkesa për çregjistrim paraqitet në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, sipas procedurave ligjore përkatëse. Qendra Kombëtare e Regjistrimit nga ana e saj, njofton Drejtorinë Rajonale tëTatimeve të juridiksionit përkatës, për regjistrimin e hapjes së procedurës së çregjistrimit së personit fizik.
Drejtoria Rajonale e Tatimeve të juridiksionit përkatës, brenda 30 ditëve nga marrja e njoftimit për fillimin e procedurave të çregjistrimit, kryen të gjithë verifikimet e duhura lidhur me situatën tatimore të tatimpaguesit person fizik që kërkon të çregjistrohet. Verifikimi përfshin të gjitha detyrimet tatimore, detyrimet për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, si dhe gjobat dhe kamatëvonesat eventuale të lidhura me këto detyrime. Drejtoria Rajonale e Tatimeve, përveç verifikimit të situatës tatimore të tatimpaguesit person fizik, kur e gjykon të nevojshme, mund të ushtrojë edhe një kontroll tatimor në mjediset e personit fizik ku ai ushtron veprimtarinë e tij ekonomike.
Nëse, nga verifikimet apo nga kontrolli në vend, rezulton se tatimpaguesi person fizik ka detyrime të papaguara, gjoba dhe kamatëvonesa, apo deklarata tatimore të paparaqitura, Drejtoria Rajonale e Tatimeve duhet të paraqesë në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit kundërshtimin e saj me shkrim për çregjistrimin e këtij personi fizik. Në kundërshtimin e çregjistrimit të paraqitur në Qendrën Kombëtare të Regjistrimitnga Drejtoria Rajonale e Tatimeve të juridiksionit, tregohet shuma e detyrimeve tatimore të papaguara. Nëse, në kundërshtimin me shkrim të paraqitur nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve, nuk është prezantuar shuma e detyrimeve tatimore të papaguara tëpersonit fizik, Qendra Kombëtare e Regjistrimit mund të kryejë çregjistrimin e saj.
Drejtoria Rajonale e Tatimeve është e detyruar të tërheqë menjëherë kundërshtimin e saj, sapo tatimpaguesi person fizik të ketë paguar detyrimet tatimore të papaguara, gjobat dhe kamatëvonesat. Qendra Kombëtare e Regjistrimit, menjëherënga data e tërheqjes së kundërshtimit nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve, bën çregjistrimin e tatimpaguesit person fizik. Qendra Kombëtare e Regjistrimit vijon me procedurën e çregjistrimit të personit fizik edhe kur Drejtoria Rajonale e Tatimeve nuk tërheq kundërshtimin, megjithëse personi fizik ka paguar të gjitha detyrimet tatimore tëpapaguara, gjobat dhe kamatëvonesat dhe për këtë, ai ka paraqitur në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit dokumentin i cili vërteton pagesën e detyrimeve të papaguara.
Nëse, pas verifikimit të situatës së tatimpaguesit person fizik, rezulton se ai nuk ka detyrime tatimore të papaguara, Drejtoria Rajonale e Tatimeve nuk ndërmerr asnjë veprim konkret. Kjo do të thotë se Drejtoria Rajonale e Tatimeve është dakord me vazhdimin e procedurave të çregjistrimit nga ana e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit. Të njëjtin efekt me këtë ka edhe rasti kur, për arsye të ndryshme, Drejtoria Rajonale e Tatimeve nuk arrin të paraqesë nëQendrën Kombëtare të Regjistrimit kundërshtimin e saj për çregjistrim brenda 30 ditëve nga data e njoftimit për fillimin e procedurës për çregjistrim të marrë nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, edhe pse personi fizik mund të ketë detyrime tatimore, gjoba dhe kamatëvonesa të papaguara. Në këtë rast, përgjegjësia është e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, drejtori i së cilës nxjerr përgjegjësinë personale të punonjësve të tatimeve dhe propozon masat përkatëse ligjore disiplinore apo penale ndaj tyre.
Për çdo çregjistrim të tatimpaguesve persona fizikë, Qendra Kombëtare e Regjistrimit njofton Drejtorinë Rajonale tëTatimeve. Drejtoria Rajonale e Tatimeve e juridiksionit përkatës është e detyruar që, brenda ditës së nesërme të punës pas marrjes së njoftimit nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit për çregjistrimin e tatimpaguesit person fizik, të bëjë çregjistrimin e tij edhe nga regjistri i tatimpaguesve të administratës tatimore.
Për të gjithë periudhën pas datës së aplikimit për çregjistrim në QKR,tatimpaguesi nuk mund të ketë asnjë detyrim për deklarim, dhe për të nuk duhet të gjenerohet asnjë deklaratë tatimore.
Çregjistrimi i personave juridikë që kryejnë veprimtari jofitimprurëse
Organizatat jofitimprurëse, fondacionet, njësitë e zbatimit të projekteve, entet publike kombëtare e vendore, organizatat politike dhe organet e tjera të ngjashme me to, që kryejnë veprimtari të ndryshme, çregjistrohen sipas dispozitave të Ligjit. Organizata jofitimprurëse që dëshiron të çregjistrohet, për çfarëdo arsye qofte, paraprakisht është e detyruar që të paguajë të gjithë detyrimet tatimore të papaguara dhe të paraqesë bilancin e mbylljes së veprimtarisë ekonomike nëDrejtorinë Rajonale tëTatimeve ku është regjistruar. Kërkesa për çregjistrim paraqitet në gjykatën përkatëse, sipas procedurave ligjore përkatëse. Gjykata nga ana e saj, njofton Drejtorinë Rajonale tëTatimeve të juridiksionit përkatës, për regjistrimin e hapjes së procedurës se çregjistrimit.
45.4.2. Drejtoria Rajonale e Tatimeve të juridiksionit përkatës, brenda 30 ditëve nga marrja e njoftimit për fillimin e procedurave të çregjistrimit, kryen të gjithë verifikimet e duhura lidhur me situatën tatimore të organizatës jofitimprurëse që kërkon të çregjistrohet. Verifikimi përfshin të gjitha detyrimet tatimore të organizatës jofitimprurëse, detyrimet për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, gjobat dhe kamatëvonesat eventuale të lidhura me këto detyrime. Drejtoria Rajonale e Tatimeve, përveç verifikimit të situatës tatimore të personit të tatueshëm, kur e gjykon të nevojshme, mund të ushtrojë, mbi bazë risku edhe një kontroll tatimor në mjediset ku organizata jofitimprurëse ushtron veprimtarinë e saj.
Nëse, nga këto verifikime apo nga kontrolli në vend, rezulton se organizata jo- fitimprurëse ka detyrime të papaguara, gjoba dhe kamatëvonesa, apo deklarata tatimore të paparaqitura, për të cilat ka detyrimin ligjor të paraqitjes, Drejtoria Rajonale e Tatimeve duhet të paraqesë në gjykatë kundërshtimin me shkrim të saj për çregjistrimin e kësaj organizate jofitimprurëse. Në kundërshtimin e çregjistrimit të organizatës jofitimprurëse, të paraqitur në gjykatë nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve të juridiksionit, tregohet shuma e detyrimeve tatimore të papaguara. Nëse, në kundërshtimin me shkrim të paraqitur nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve, nuk është prezantuar shuma e detyrimeve tatimore të papaguara të organizatës jofitimprurëse, gjykata e juridiksionit mund të kryej çregjistrimin e saj.
Drejtoria Rajonale e Tatimeve është detyruar të tërheqë menjëherë kundërshtimin e saj, sapo organizata jofitimprurëse të ketë paguar detyrimet tatimore të papaguara, gjobat dhe kamatëvonesat. Pas tërheqjes së kundërshtimit nga DrejtoriaRajonale e Tatimeve, gjykata, menjëherë nga data e tërheqjes së kundërshtimit, bën çregjistrimin e organizatës jofitimprurëse. Të njëjtën gjë bën gjykata edhe kur Drejtoria Rajonale e Tatimeve nuk tërheq kundërshtimin, megjithëse organizata jofitimprurëse ka paguar të gjitha detyrimet tatimore të papaguara, gjobat dhe kamatëvonesat dhe, për këtë, ajo ka paraqitur në gjykatë dokumentin, i cili vërteton pagesën e detyrimeve të papaguara.
Nëse, pas verifikimit të situatës së organizatës jofitimprurëse, rezulton se ajo nuk ka detyrime tatimore të papaguara, Drejtoria Rajonale e Tatimeve nuk ndërmerr asnjë veprim konkret. Kjo do të thotë se Drejtoria Rajonale e Tatimeve është dakord me vazhdimin e procedurave të çregjistrimit nga ana e gjykatës. Të njëjtin efekt me këtë ka edhe rasti kur, për arsye të ndryshme, Drejtoria Rajonale e Tatimeve nuk arrin të paraqesë në gjykatën përkatëse kundërshtimin e saj për çregjistrim brenda 30 ditëve nga data e njoftimit për fillimin e procedurës për çregjistrim të marrë nga kjo gjykatë, edhe pse organizata jofitimprurëse mund të ketë detyrime tatimore, gjoba dhe kamatëvonesa të papaguara. Në këtë rast, përgjegjësia është e Drejtorisë Rajonale tëTatimeve, drejtori i së cilës nxjerr përgjegjësinë personale të punonjësve të tatimeve dhe propozon masat ligjore përkatëse disiplinore apo penale ndaj tyre.
Për çdo çregjistrim të organizatave jofitimprurëse, gjykata njofton Drejtorinë Rajonale tëTatimeve. Drejtoria Rajonale e Tatimeve e juridiksionit përkatës është e detyruar që, brenda ditës së nesërme të punës pas marrjes së njoftimit nga gjykata për çregjistrimin e organizatës jofitimprurëse, të bëjë çregjistrimin e saj edhe nga regjistri i tatimpaguesve të administratës tatimore.
Për të gjithë periudhën pas datës së aplikimit për çregjistrim, tatimpaguesit organizata jofitimprurëse, nuk mund të kenë asnjë detyrim për deklarim, dhe për ato nuk duhet të gjenerohet asnjë deklaratë tatimore.
Çregjistrimi i personave të regjistruar në administratën tatimore, regjistrimi i të cilëve nuk është parashikuar në ligjin “Për QKR-në”
Të gjithë personat e tjerë (entet publike qendrore ose lokale, personat e vetëpunësuar në veprimtari tregtare apo shërbimi ambulant, kryefamiljarët që punësojnë individë si punëtorë shtëpie, përfaqësuesit tatimorë, etj) të regjistruar në administratën tatimore,por që nuk kanë detyrimin për regjistrim në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit ose në gjykatë, kur kërkojnë të çregjistrohen, për çfarëdo arsye qoftë, janë të detyruar të paguajnë më parë të gjithë detyrimet e tyre tatimore të papaguara. Kërkesa për çregjistrim paraqitet në Drejtorinë Rajonale Tatimore ku personi është regjistruar. Çregjistrimi i fermerit bëhet sipas procedurës së përcaktuar në Udhëzimin nr. 19, datë 03.11.2014 “Për zbatimine regjimit të veçantë të skemës së kompensimit të prodhuesve bujqësorë për qëllime të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar”.
Drejtoria Rajonale e Tatimeve të juridiksionit përkatës, brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës për çregjistrim të tatimpaguesit, kryen të gjithë verifikimet e duhura lidhur me situatën tatimore të tij. Verifikimi përfshin të gjitha detyrimet tatimore, detyrimet për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore si dhe gjobat dhe kamatëvonesat eventuale të lidhura me këto detyrime. Drejtoria Rajonale e Tatimeve, përveç verifikimit të situatës tatimore të tatimpaguesit, kur e gjykon të nevojshme, mund të ushtrojë edhe një kontroll tatimor, në bazë të analizës së riskut, në mjediset ku tatimpaguesi ushtron veprimtarinë e tij.
Tatimpaguesit persona të tjerë të regjistruar në administratën tatimore, të cilët kanë paguar të gjithë detyrimet e tyre tatimore, çregjistrohen brenda 30 ditëve nga data e aplikimit të tyre për çregjistrim. Kurse tatimpaguesi të cilët nuk i kanë paguar detyrimet e tyre tatimore, çregjistrohen menjëherë pas pagimit të këtyre detyrimeve.
Për të gjithë periudhën pas datës së aplikimit për çregjistrim, tatimpaguesit persona të tjerë të regjistruar në administratën tatimore nuk mund të kenë asnjë detyrim për deklarim, dhe për ato nuk duhet të gjenerohet asnjë deklaratë tatimore.
Efektet e çregjistrimit
Pas çregjistrimit, tatimpaguesi që çregjistrohet dorëzon Certifikatën e Regjistrimit, përkatësisht në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit dhe në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve të juridiksionit.
Për periudhën para çregjistrimit, detyrimet e mundshme tatimore të papaguara, përfshirë këtu edhe çdo gjobë apo kamatëvonesë mbeten në fuqi dhe, për mbledhjen e tyre, vazhdohet të ndërmerren të gjitha masat e mbledhjes me forcë të përcaktuara në ligj dhe në këtëUdhëzim” .
Tatimpaguesi vë në dispozicion të administratës tatimore librat, regjistrimet, informacionin dhe dokumentet e nevojshme për të kryer llogaritjen e saktë të detyrimeve të tij tatimore. Tatimpaguesi ka detyrimin të deklarojë në administratën tatimore ku është i regjistruar, emrin dhe Numrin Unik të identifikimit të Subjektit (NUIS/NIPT) të personit fizik a juridik, nëse ai ka, dhe që mban llogaritë e tij, dhe/ose bën plotësimin e deklaratave tatimore dhe/ose bën deklarimet elektronike. Në rastet kur një gjë e tillë bëhet nga një individ (jo i punësuar), tatimpaguesi ka detyrimin të deklarojë të dhënat identifikuese të individit (emër, mbiemër dhe numrin e letërnjoftimit elektronik). Në rast se, tatimpaguesi i mban vetë apo nëpërmjet një të punësuari të tij llogaritë e tij, dhe bën po vetë deklarimet elektronike të detyrimeve tatimore, ai është i detyruar të deklarojë këtë fakt në administratën tatimore.”
Në zbatim të pikës 7 të nenit 65 të ligjit, në rastin e personave fizikë, detyrimi për të dorëzuar deklaratat tatimore ndërpritet në çastin e aplikimit të tyre për çregjistrim në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Bazuar në protokollin e komunikimit elektronik të të dhënave, lidhur midis Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, informacioni për aplikimin për çregjistrim të tatimpaguesit person fizik merret “on line” nga sistemi informatik i administratës tatimore. Mbi bazën e këtij informacioni, sistemi informatik i tatimeve, duke filluar nga muaji që pason muajin e aplikimit të personit fizik për çregjistrim, nuk gjeneron më deklaratat tatimore të tij për të gjithë llojet e tatimeve.
Në rastin e tatimpaguesve personajuridikë, detyrimi për të dorëzuar deklaratat tatimore ndërpritet në çastin e çregjistrimit të tyre në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit ose në gjykatë. Bazuar në protokollin e komunikimit elektronik të të dhënave, lidhur midis Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, informacioni për çregjistrimin e tatimpaguesit person juridik që ushtron veprimtari ekonomike merret “on line” nga sistemi informatik i administratës tatimore. Mbi bazën e këtij informacioni, sistemi informatik i tatimeve, duke filluar nga muaji që pason muajin e çregjistrimit të personit jurik që ushtron veprimtari ekonomike, nuk gjeneron më deklaratat tatimore të tij për të gjithë llojet e tatimeve. Kurse për tatimpaguesit persona juridikë që çregjistrohen me vendim gjykate, çregjistrimi për qëllime tatimore bëhet efektiv nga data e paraqitjes së vendimit të gjykatës në administratën tatimore dhe duke filluar nga muaji që pason muajin e çregjistrimit të personit jurik, sistemi nuk gjeneron më deklaratat tatimore të tij për të gjithë llojet e tatimeve për të cilat personi juridik ka pergjegjësi tatimore.”
Tatimpaguesit, të cilët nuk kanë paraqitur deklaratën apo deklaratat e tyre tatimore për një periudhë të caktuar tatimore, pas datës 1 dhjetor 2014 këto deklarata të munguara do ti dorëzojnë sipas formatit të deklaratës së re në fuqi pas kësaj date. Përjashtim nga ky rast bëhet vetëm për deklarimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe deklaratës së tatimit mbi të ardhurat personale nga pagat.Deklaratat e munguara të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe të tatimit mbi të ardhurat personale nga pagat do të dorëzohen sipas formatit të deklaratës në fuqi në atë kohë.”
Tatimpaguesi ka të drejtë për të korrigjuar deklaratat e tij tatimore vetëm brenda një periudhe 12-mujore, me kushtin që, një deklaratë e caktuar për periudhat tatimore mujore, tre-mujore apo vjetore mund të korrigjohet vetëm një herë. Tatimpaguesi e humbet të drejtën e tij për të korrigjuar deklaratat e tij, sipas parashikimit të kësaj pike, nëse deklarata, që ai kërkon të korrigjojë, është kontrolluar nga administrata tatimore.”
Njoftimi i vlerësimit tatimor, i bërë nga administrata tatimore për personin e tatueshëm, duhet ti dërgohet atij në adresën e deklaruar nga vetë ai. Njoftimi i vlerësimit i dërgohet tatimpaguesit në rrugë elektronike, në rastin kur tatimpaguesi është regjistruar si përdorues i sistemit elektronik tatimor të shërbimit, ose nëpërmjet shërbimit postar rekomande. Njoftimi i vlerësimit i dërgohet tatimpaguesit brenda 10 ditëve kalendarike nga data e lëshimit të tij. Data e lëshimit të njoftimit të vlerësimit tatimor, konsiderohet data e plotësimit të tij, e cila shënohet në rubrikën përkatëse të formularit të njoftimit të vlerësimit.”
“Data e marrjes dijeni nga tatimpaguesi, për njoftimin e vlerësimit të nisur nga administrata tatimore, konsiderohet dita e dhjetë, në ditë kalendarike, pas datës së dërgimit të këtij akti nga ana e administratës tatimore. Data e dërgimit është data e pranimit të njoftim vlerësimit në shërbimin postar. Kështu, në qoftë se njoftimi i vlerësimit, është pranuar në shërbimin postar me datë 1 të muajit, ai konsiderohet se është marrë, dhe i është bërë i ditur tatimpaguesit me datë 11 të muajit. Komunikimi i njoftimit të vlerësimit,nga ana e administratës tatimore, bëhet në rrugë elektronike, me pëlqimin e tatimpaguesit, nëpërmjet dërgimit të tij në llogarinë e tatimpaguesit, llogari kjo që është hapur në sistemin elektronik tatimor të shërbimit, ose nëpërmjet dërgimit në adresën e postës elektronike (e-mail) të tatimpaguesit, kur një adresë e tillë i është njoftuar nga vetë tatimpaguesi administratës tatimore. Do të konsiderohet se tatimpaguesi ka marrë dijeni për njoftim-vlerësimin, në rastin e dërgimit të tij në rrugë elektronike, momenti i dërgimit, përfshirë këtu edhe konfirmimin automatik të marrjes nga sistemi kompjuterik, por në çdo rast si afat i vlefshëm, që konsideron si të marrë njoftim vlerësimin, do të jetë dita e 10 (dhjetë) nga data e nisjes së dokumentit në rrugë elektronike. Në rast se njoftimi i vlerësimit i është dërguar nga ana e administratës tatimore në orën 12:00 të datës 1 të muajit, do të konsiderohet se është marrë nga tatimpaguesi në orën 12:00 të datës 11 të po atij muaji. Si kohë e vlefshme, do të merret data dhe ora e sistemit elektronik, sipas standardit të matjes së orës zyrtare në Republikën e Shqipërisë.”
Në çdo rast kur një tatimpagues nuk ka dorëzuar deklaratat e tij tatimore për një periudhë tatimore, ai njoftohet nga ana e administratës tatimore me anë të “Letër Kujtesë”, për mos përmbushjen e këtij detyrimi. Administrata tatimore i dërgon tatimpaguesit “Letër Kujtesën” brenda 5 ditëve kalendarike nga përfundimi i afatit ligjor të deklarimit, duke i kujtuar tatimpaguesit të dorëzojë brenda 10 ditëve të ardhshme kalendarike, deklaratën e padorëzuar, që i përket një periudhe tatimore. Mënyra e komunikimit të “Letër Kujtesë” për tatimpaguesin, bëhet sipas mënyrës së përcaktuar në nenin 23 të Ligjit. Forma dhe përmbajtja e “Letër Kujtesës” janë sipas modelit të paraqitur në Shtojcën 1 bashkëlidhur këtij Udhëzimi.
Në rast se mbas kalimit të afatit 10 ditor, nga data e nisjes së “Letër Kujtesës”, tatimpaguesi nuk ka plotësuar detyrimin e tij, për të dërguar apo dorëzuar në administratën tatimore deklaratën e padërguar për një periudhë të caktuar tatimore, administrata tatimore ka detyrimin të bëjë një vlerësim të detyrimeve tatimore të tatimpaguesit, sipas njërës prej metodave të parashikuara nga neni 72 i Ligjit. Vlerësimi i kryer i njoftohet tatimpaguesit, sipas modelit të njoftim-vlerësimit automatik i dhënë në Shtojcën 2 të këtij Udhëzimi. Tatimpaguesi nuk ka të drejtë që ta kundërshtojë këtë njoftim-vlerësimi në Drejtorinë e Apelimit Tatimor, në rrugën e ankimit të akteve administrative tatimore. Tatimpaguesi ka të drejtë, që me marrjen e njoftim-vlerësimit të bërë nga ana e administratës tatimore, sipas parashikimit të kësaj pike, të paraqesë deklaratën e tij tatimore. Vetëm në rastin e paraqitjes së deklaratës tatimore të padorëzuar më parë, anulohet vlerësimi i detyrimit tatimor të bërë nga zyra prej administratës tatimore. Administrata tatimore fillon procedurat e mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore, sipas njoftim-vlerësimit të bërë nga zyra në mënyrë automatike nga sistemi informatik, nëse nga ana e tatimpaguesit, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së njoftim-vlerësimit tatimor, nuk është dorëzuar deklarata tatimore ose nuk është paguar shuma e mësipërme e detyrimit.”
Pika 74.3 e Udhëzimit ndryshon si më poshtë:
“74.3 Detyrimet tatimore paguhen në bankat dhe në institucionet e tjera që kanë lidhur marrëveshje me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, për të pranuar këto pagesa. Në këto marrëveshje përcaktohet lloji i detyrimit që do të arkëtohet për llogari të administratës tatimore, vendi i arkëtimit të këtyre detyrimeve, kushtet që duhet të plotësohen dhe mënyra e dhënies së informacioneve për pagesat e arkëtuara nga bankat. Pagimi i detyrimeve tatimore nga ana e tatimpaguesve në bankë bëhet vetëm nëpërmjet urdhër-pagesës përkatëse të gjeneruar nga sistemi informatik i tatimeve. Bankat nuk mund të pranojnë asnjë pagesë të detyrimeve tatimore, nëse tatimpaguesi nuk dorëzon urdhër-pagesën përkatëse të plotësuar në mënyrë të rregullt. Urdhër- pagesa ka formën dhe përmbajtjen sipas formularit bashkëngjitur këtij Udhëzimi. Kur është e mundur për personin e tatueshëm, pagimi i detyrimeve tatimore nga ana e tij mund të bëhet edhe në mënyrë elektronike, nëpërmjet bankave ose institucioneve të tjera, sipas kushteve të përcaktuara në marrëveshjet që këto të fundit kanë lidhur me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për pranimin e pagesave elektronike.”
“Në rastet kur një tatimpagues, për arsye të ndryshme, nuk arrin të paguaj të gjithë shumën e detyrimeve të deklaruara prej vetë atij apo të vlerësuara nga administrata tatimore, shumat e paguara, mbulojnë detyrimet e papaguara sipas radhës së mëposhtëme:
a) Kontributet e detyrueshme të sigurimeve shëndetësore,
b) kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore të punëmarrësit,
c) kontributet e detyrueshme suplementare të sigurimeve shoqërore,
ç) kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore të punëdhënësit,
d) tatimet,
dh) kamatëvonesat,
e) gjobat,
ë) kostot administrative.
Në rastet kur një tatimpagues, për çfarëdo arsye, rezulton me një mbipagesë të një detyrimi tatimor apo të kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, shuma e mbipagesës kalon për pagesën e detyrimeve të papaguara sipas radhës së mësipërme të pagesave.
Radha e mësipërme e pagesave zbatohet edhe në çdo rast pagese të paidentifikuar të kryer nga tatimpaguesi.”
“Me kalimin e afatit 15 ditor nga dita e marrjes së njoftimit të sekuestrimit nga ana e tatimpaguesit, i cili ende nuk ka shlyer detyrimin tatimor, sendet e paluajtshme ose të luajtshme të sekuestruara nga Administrata tatimore, prej tatimpaguesit, konfiskohen dhe i nënshtrohen procesit të shitjes së tyre, me qëllim arkëtimin e detyrimit tatimor. Në këtë rast administrata tatimore vepron në përputhje me të gjitha rregullat e parashikuara në ligjin “Për ankandin publik”. Në zbatim të procedurave të shitjes, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, si Autoritet Tatimor Qendror është autoriteti shitës, i cili është përgjegjës për realizimin e ankandit publik në përputhje me ligjin ‘Për ankandin publik’.”
“Në zbatim të nenit 114 të Ligjit, për efekt të llogaritjes së penaliteteve përkatëse, konsiderohen detyrime tatimore apo kontribute të sigurimeve të papaguara në afat, diferenca ndërmjet detyrimit tatimor apo detyrimit për kontributet e sigurimeve që duhet paguar dhe shumës së paguar të tyre. Në rastet, kur situata tatimore e tatimpaguesit është e tillë që, detyrimi që duhet paguar rezulton një shumë negative (kredi tatimore), shumë e papaguar e detyrimit tatimor konsiderohet edhe ulja e tepricës kreditore të tatimpaguesit, në rastin e një rivlerësimi tatimor. Si e tillë, edhe kjo shumë e papaguar e detyrimit penalizohet në përputhje me përcaktimet e nenit 114 të Ligjit.”
“Në të tilla raste, me urdhër të Drejtorit të Drejtorisë Rajonale, apo me urdhër të Drejtorit të Hetimit Tatimor, pas miratimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, punonjësi tatimor i ngarkuar për zbatimin e urdhrit bën sekuestrimin e dokumentacionit dhe pajisjeve të cituara në paragrafin më sipër. Dokumentacioni dhe/ ose pajisjet e sekuestruara me fletëhyrje depozitohen në laboratorin e drejtorisë rajonale, ku i nënshtrohen verifikimit të përmbajtjes. informacioni i dokumenteve dhe/ ose pajisjeve të sekuestruara sipas paragrafit të parë të kësaj pike, trajtohet sipas pikës 25 të Udhëzimit nr.24, datë 2.9.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”,të ndryshuar.”
Për periudhën tatimore dhjetor 2014, përdoret letër kujtesa, njoftimet vlerësimi automatik nga zyra dhe urdhër pagesa sipas formatit bashkëlidhur këtij udhëzimi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.