Blerja e Discovery nga Scripps do të thotë se çmimet e paketave të shtrenjta televizive mund të shënojnë rënie drastike
Harrojeni abonimin tuaj në Netflix. A do të paguani 5 dollarë në muaj për një koleksion të kanaleve televizive që ju ofruan programe të tilla si “90 Day Fiancé”, “Pit Bulls and Parolees”, “My Cat from Hell”, “Worst Cooks in America” dhe “Shark Week”? Një ofertë e parezistueshme në dukje, ajo nuk është ende në dispozicion për të gjithë ata që duan ta përvetësojnë. Por të shumtë janë ata që besojnë se ajo shumë shpejt do t’u vihet në dispozicion të gjithë atyre që duan ta blejnë, shkruan The Economist.
Discovery, një rrjet kabllor, ra dakord më 31 korrik për të blerë një tjetër rrjet, Scripps Networks Interactive, që ka në pronësi edhe Food Network dhe HGTV, midis kanaleve të tjera, në një marrëveshje prej 14.6 miliardë dollarësh. Firma e kombinuar do të ketë 19 kanale me programe zbavitëse dhe “reality show”, duke përfshirë këtu Animal Planet, DIY Network, Channel Travel dhe kanalin kryesor Discovery (kanali ku transmetohet “Shark Week”).
Nxitja për realizimin e një kombinimi të tillë është tregu në rënie në Amerikë i paketave të shtrenjta televizive, me vlerë rreth 100 dollarë në muaj dhe që të ofrojnë rreth 200 kanale.
Gjatë viteve të fundit, miliona konsumatorë i kanë zëvendësuar paketa të tilla, kundrejt shërbimeve më të lira si Netflix dhe Amazon Prime Video.
Shitjet e antenave televizive dixhitale, të përdorura për të marrë kanale transmetimi pa një abonim kabllor, janë rritur në 7.4 milionë gjatë vitit të kaluar. Discovery Channel ka humbur më shumë se 8 milionë abonentë në pesë vitet e fundit, një rënie prej rreth 8%.
Mund të duket aspak e zgjuar si zgjedhje, rritja e rrjeteve të kabllorit, duke blerë edhe Scripps.
Oferta të ndryshme u dhanë për blerjen e rrjetit të kabllorit Sripps, si nga Discovery, ashtu edhe nga një grup tjetër kanalesh, Viacom, ku ofertat e këtij të fundit ndikuan në rritjen e çmimit të shitjes.
“Scripps zgjodhi kohën e duhur për të shitur aksionet dhe Discovery zgjodhi kohën e gabuar për t’i blerë ato”, thekson Michael Nathanson nga Moffett Nathanson, një firmë kërkimore. Drejtuesit në kompaninë Discovery argumentojnë, megjithatë, se shpërndarës të tillë si Charter dhe Comcast duhet të jenë në gjendje të tërheqin konsumatorët duke iu ofruar çmime më të lira për TV me pagesë.
Kostoja totale e shitjeve të Discovery dhe 19 kanaleve të Scripps 19 është 3 dollarë për abonim në muaj, më pak se gjysma e kostos së vetëm një prej kanaleve të Disney, ESPN. “Ne kemi vërtet një çmim të mirë”, thotë David Leavy, një ekzekutiv në Discovery.
Megjithatë, ai do të përballet me pengesa të rëndësishme në bindjen e shpërndarësve apo konsumatorëve në lidhje me atë vlerë të ofruar.
Shpërndarësit kanë arritur marrëveshje me konkurrentët e mëdhenj të Discovery, si Time Warner dhe 21 Century Fox, që kufizojnë shitjen e shumë paketave alternative (siç është lloji që Discovery dëshiron të shesë) që përjashtojnë kanalet e tyre.
Përveç kësaj, ofruesit e Televizioneve me pagesë besojnë se konsumatorët dëshirojnë programe argëtuese, veçanërisht sport dhe nëse nuk ofrojnë rrjete si ESPN, konsumatorët do të kenë më shumë arsye për të hequr dorë nga rrjeti kabllor Netflix. Shërbime si YouTube, Hulu dhe Sling shesin paketat televizive që përfshijnë rrjetet sportive më të shtrenjta dhe kryesisht përjashtojnë kanalet e lira të Discovery.
Sidoqoftë, edhe mundësia e abonimit prej 5 dollarësh në muaj mund të dalë shpejt në treg. Rich Greenfield i BTIG, një firmë kërkimore, beson se shitjet në rritje të antenave tregojnë uri të konsumatorit për mundësitë gjithnjë e më të lira. Paketat josportive të kanaleve më të lira, si nga Discovery dhe Viacom, janë të pashmangshme. Në të ardhmen, thotë zoti Leavy, Discovery madje mund të dëshirojë të shesë në mënyrë direkte te konsumatori.
Netflix dhe Amazon mund të ofrojnë ato lloj programesh që ofrohen edhe nga Discovery dhe Scripps. Disa prodhues po tërhiqen gjithnjë e më shumë nga shërbimet streaming.
Tek e fundit nuk kushton shumë për të prodhuar programe të tilla si “Cupcake Wars” apo “House Hunters”. “Gjithçka varet nga pengesat hyrëse që ju keni vendosur”, shprehet më tej z. Nathanson dhe nëse ato mund t’ju mbrojnë nga sulmet pirate.