Google Play, dyqani dixhital ka nisur një konkurrencë të ashpër me Amazon e Apple. Ky dyqan, që prej disa muajsh ka zënë vendin e Android Market, si “port” hyrëse për përmbajtjet dixhitale të Mountain View. Tani, bëhet fjalë për e-book. Në tregun italian mburritën menjëherë dy milionë libra dixhital, disa mijëra në gjuhën italiane. Mund të lexohen si nëpërmjet portalit në kompjuter, smartphone, tablet dhe e-reader, të gjitha të sinkronizuara në “cloud” ( re).
Tregu i e-book në Itali është ende shumë i vogël, përbën 1% të totalit, por pikërisht gjuha italiane përfaqëson përparësi sepse është vendi i parë ku mbërrijnë libra të tillë jo në gjuhën angleze. Librat mund të shkarkohen menjëherë pasi jeni futur në faqen e Google Play.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.