Me shlyerjen e borxhit prej 7 mln dollarësh deri në korrik dhe përafrimit e afatit, qeveria greke është në kërkim të fondeve të shpëtimit për të nxitur punësimin
Në rrugën e gjatë dhe të stuhishme të borxhit grek, zhgënjimi dhe shpresa kanë qenë ndjenja të alternuara që çdo qeveri është përballur. Me krizën e vendit, që është akoma më larg zgjidhjes se sa kur shpërtheu shtatë vite më parë, me negociatat me kreditorët në pikë kritike dhe Europën e përfshirë në pasiguri, nevoja për shpresë ka qenë dhe më e madhe.
Ajo çka nevojë Greqia është rritja ekonomi,- tha për The Guardian deputeti Yannis Dragasakis. Ata do të mblidheshin për të diskutuar për një strategji të re të rritjes ekonomike, e cila do të fokusohet kryesisht në nxitjen e investimeve dhe reduktimin e papunësisë në nivelin e para krizës, që do të thotë rreth 8% në dhjetë vitet e ardhshme.
Qeveria e majtë në Athinë është e ndërgjegjshme se gjendja e popullit është përkeqësuar. Gjashtë në dhjetë grekë thanë gjatë një sondazhi të kryer nga Dianeosis se nuk besonin që kriza do të merrte fund gjatë dekadës së ardhshme. Norma e papunësisë në nivelin e 23%, te të rinjtë 50%, është deri më tani pengesa me e madhe e optimizmit.
Sigurisht, askush nuk e di çfarë do të ndodhë në Europë pas Brexit dhe pas zgjedhjes së Trump-it, tha Dragasakis. Por, skenari pozitiv i Greqisë është gjithashtu pozitiv për Europën. Dhe që kjo të ndodhi ne duhet t’i japim fund masave shtrënguese.
Në drejtimin e kolapsit ekonomik të vendit, secila nga qeveritë e pas krizës në një pikë kanë tentuar që të ndryshojnë rrjedhën duke e kthyer vëmendjen te zhvillimi dhe rritja. Por ndryshimi i fundit vjen me qeverinë dy partiake të Alxis Tsipras, me afrimin e Bankës Botërore për një hua prej 3 mln euro për të financuar programet dhe politikat e punësimit.
Lëvizja nxjerr në pah dëshpërimin e qeverisë për të zgjidhur çështjen e rritjes së normës së varfërisë. Javën e shkuar, Instituti Cologne për Kërkimet Ekonomike tha se varfëria në të tre programet e shpëtimit kishte kapërcyer në 40% nga 2008-a bë 2015-ën, deri më tani kapërcimi më i madh nga një vend europian.
Tsipras ka premtuar se do të forcojë tregun e punës dhe reduktimin e mëtejshëm të pensioneve dhe të tatimit mbi të ardhurat nëse Greqia do të arrijë një suficit primar prej 3.5%, përpara se pagesat për interesat të merren në konsideratë, sapo të ketë përfunduar programi aktual i shpëtimit në gusht të 2018-ës. Vendi po përballet me pagimin e borxhit prej 7 milionë eurosh dhe me arkën e saj thuajse bosh do të jetë e pamundur që të shmangë falimentimin, dhe daljen e pashmangshme nga euro, nëse nuk do të jenë të disponueshme kredi shtesë.
Perspektiva për më shumë shkurtime, ndërkohë që pensionet janë shkurtuar 12 herë dhe disa prej pensionistëve po mbijetojnë me rreth 300 euro në muaj, ka përkeqësuar ndjenjën e rritjes në shtetin më të dobët të eurozonës.
The Guardian